I ri Davidi dhe Goliati Shiko më të madhe

Davidi dhe Goliati

Malcolm Gladwell BZ0042

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja

Më shumë detaje

34 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
Fletët314
ISBN9789951721363

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm — të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer — i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t'i përgjigjet asaj.

A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im?

A duhet të këmbëngul apo të heq dorë?

A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal?

Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide. E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri.

Dhe e dyta, që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte. Nuk lexojmë siç duhet. I keqinterpretojmë. Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë. Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe.

Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t'i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t'i vlerësojmë: Mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme.

Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t'ia fi-lluar sesa me konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët314
ISBN9789951721363
V. Bot2017
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLira Sejdini