Murgu që shiti ferrarin e vet Shiko më të madhe

Murgu që shiti ferrarin e vet

Robin Sharma BEL0016

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Një rrëfim për përmbushjen e ëndrrave dhe pushtimin e fatit tënd.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Elta Bs
Fletët218
ISBN9789951544030

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Murgu që shiti ferrarin e vet" është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës.

Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë, zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit.

Gjithashtu mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.

Thanë për librin:

"Asgjë më pak se mbresëlënëse. Ky libër do ta bekojë jetën tuaj."

Mark Viktor Hansen, autor i librit "Ilaç për shpirtin"

"Argëtues, magjepsës, aventurë me imagjinatë, me plot urtësi, që mund të begatojë dhe të përmirësojë jetën e çdo individi."

Brian Tracy, autor i librit "Arritja maksimale"

"Libër argëtues që do të ndryshojë jetën tuaj."

Elaine St. James, autor i librit "Thjeshtoje jetën tënde dhe thjeshtësinë e brendshme"

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët218
ISBN9789951544030
Sh. Bot.Elta Bs
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiGenc Nimani