Bëhu pjesë e Bukinist dhe merrni informacionet dhe ofertat më të fundit mbi librat.

Prestashop Modules
Enigma e Qaf-it Shiko më të madhe

Enigma e Qaf-it

Alberto Mussa BOG0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë rrëfim artistik, romancieri brazilian Alberto Mussa në rolin e një studenti pasuniversitar të letërsisë paraislamike, endet nëpër konferencat arabe dhe labirintet e bibliotekave për të krahasuar atë që është origjinale me atë të trilluar në tekstet e mijëvjeçarit. Dhe të duket sikur udhëhiqesh nga një udhëzues i verbër i mitit të quajtur Jorge Luis Borges.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët228
ISBN9789928061348

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo endje letrare çon në një prozë poetike të një bukurie të rrallë, të shpërndarë nëpër mësimet e të antikitetit e tëLindjes së pafundme. Dhe nuk është vetëm bota e saj e trashëguar malesh le-gjendare, shkretëtirash me erërat e tyre mizore, beduinësh, poetësh e xhindësh mitikë që na magjeps. Është gjithashtu edhe gjuha arabike që në Enigmën e Qaf-it na shfaqet si një personazh po aq joshës. * * Ali Baba dhe dyzet hajdutët nuk ishin kriminelë, por filozofë; teorema e Pitagorës për trekëndëshin u frymëzua nga një kryqëzim në Jerusalem dhe demoni më i keq me të cilin u përball Sinbadi nuk ishte mitik, por kanibal. Këto të dhëna jepen për ata të krisur që përpiqen të zgjidhin Enigmën e Qaf-it. Një brazilian me origjinë libaneze e dëgjon këtë enigmë në trajtën e poezisë i ulur tek këmbët e gjyshit. Beson se ka dëgjuar një muallaqat të panjohurpoezitë paraislamike të varura në muret e kaaba-së, një nga vendet më të shenjta për fenë islame. Sipas traditës madhështore të këtyre poezive arabe, poeti protagonist i Enigmës së Qaf-it rrëfen kërkimin nëpër shkretëtirat e Arabisë për të gjetur gruan që dashuron, të cilën nuk e ka parë asnjëherë me sy. 28 kapitujt e Enigmës së Qaf-it përkojnë me njëzet e tetë shkro-njat e alfabetit arab duke na udhëhequr në një udhëtim nëpër kohë e kultura të ndryshme si dhe nëpër vetë natyrën e gjuhës, në kërkim të zgjidhjes që garanton triumfin e dashurisë. Nga momenti i parë që e dëgjova u mahnita nga ky rrëfim i një poeti që kishte përshkuar shkretëtirën në kërkim të një gruaje të panjohur, nga një enigmë që flet për një mal mitik në formë qarku, nga një xhind i verbër dhe vëngërosh që ka aftësinë të udhëtojë në kohë. ALBERTO MUSSA * * ALBERTO MUSSA ka lindur në Brazil në vitin 1961 dhe ka studiuar matematikë përpara se të studionte për gjuhësi në Universitetin e Rio de Janeiro-s. Përveç Tupi-t, gjuhës së fisit vendas brazilian, ka studiuar gjuhë të ndryshme afrikane, ndërmjet tyre edhe Yoruba, gjuhën e komuniteteve afro-braziliane, si dhe arabisht. I përfundoi studimet në vitin 1991 me një punim mbi historinë e portugalishtes së skllevërve. Pas kësaj, punoi si mësues i klasës së gjashtë dhe si leksikograf. Ka një interes të veçantë në letërsinë arabe Familja e të atit është me origjinë nga Libani dhe Palestina. Mussa e mësoi arabishten në moshë të rritur dhe ka përkthyer muallaqat: shtatë poezi paraislamike, në gjuhën portugeze. Përveç Enigma e Qafit, ka botuar edhe dy romanë të tjerë, si dhe një përmbledhje me tregime të shkurtra. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët228
ISBN9789928061348
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEljona Balilaj