Per dashurine dhe hijen Shiko më të madhe

Per dashurine dhe hijen

Isabel Allende BDI0150

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t'u forcuar në rrethana të rrezikshme.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992731842

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Siç ndodh te Shtëpia e shpirtrave, edhe ky roman i Isabel Allendes ka sfond skenarin e shqetësuar të shoqërisë kiliane, por historia që na rrëfen merr menjëherë një ton origjinal dhe të ndryshëm nga ai që karakterizon romanin e mëparshëm: nuk bëhet më fjalë për një sagë familjare me përsëritje epike. Gjithçka vërtitet, që në krye të herës, rreth një vajze, Evangelina, e cila është pre e një gjendjeje ekstaze të herëpashershme, që mbledh rreth saj pak njerëz të devotshëm dhe kureshtarë. Irena dhe Fransisko, me synimin për të hetuar rreth fenomenit misterioz, janë padashur dëshmitarë të ndërhyrjes së një grupi ushtarakësh, që pretendojnë t'i rikthejnë arsyen "vogëlushes së famshme". Evangelina reagon ndaj ndërhyrjes brutale duke bërë qesharak oficerin që komandon ushtarakët, dhe nga ky episod, në dukje banal, zë fill një peripeci ngjarjesh shqetësuese sepse Evangelinën, pak më pas, e rrëmbejnë forcat e policisë dhe shpallet "e zhdukur". Dy të rinjtë vihen në kërkim të saj dhe shpejt janë të detyruar të kalojnë përmes një procedure të trishtë që i çon nga komisariati te burgjet, nga morgu te kampet e përqendrimit, ndërkohë që hija e një diktature mizore shfaqet gjithnjë e më shumë kërcënuese mbi hetimet e tyre, herë-herë për të zbuluar realitete që regjimi ushtarak donte t'i mbante të fshehta. Ndërsa ky realitet nuk shfaqi asgjë që Frasisko tashmë nuk dinte, për Irenën zbulimi ka një domethënie tjetër, sepse ajo është e detyruar të dalë nga bota e sigurt që e kishte rrethuar dhe të hedhë vështrimin drejt tmerrit. Isabel Allende lindi në Lima (Peru) më 2 gusht 1942, por deri në vitin 1973 jetoi në Kili, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit të Pinoçetit u largua për në Venezuelë; sot jeton në Kaliforni. Allende, që i përket brezit të autorëve të realizmit magjik, është një nga autoret e para të suksesshme në Amerikën Latine. Tashmë romanet e saj Shtëpia e shpirtrave, Paula, Për dashurinë dhe hijen, si edhe vëllimet me tregime Eva Luna, Eva Luna rrëfen etj, janë të mirënjohura anekënd botës. Romanet e saj bazohen herë në përvojat e saj jetësore, herë në përvojat e femrave të tjerave, gjithmonë duke bashkuar mistiken me realen.

Të dhëna

Faqe264
ISBN9992731842
RedaktoriMariana Ymeri
Viti i Botimit2000
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera