Kanuni i Lekë Dukagjinit

Shtjefën Gjeçovi BKU001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botim më i suksesshëm në gjuhën shqipe i të drejtës zakonore në Veriun e Shqipërisë, i cili ribotohet me sukses vazhdimisht kët 15 vite. Një libër për bibliotekën tuaj. “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i mbledhur dhe i përgatitur nga At Shtjefën Gjeçovi, përcjell traditën e gjatë arbnore-shqiptare të një shoqërie të organizuar, me rregulla dhe ligje. Ai mbetet një pasuri e përjetshme dhe dëshmi e identitetit, qëndresës dhe vlerave kombëtare shqiptare.  

Më shumë detaje

96 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët137
ISBN9789992792865

1 500 Lekë

Share

27 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Studiues dhe personalitete të ndryshme për “Kanunin e Lekë Dukagjinit”

Me të vërtetë se me botim të Kanunit të Lekë Dukagjinit i bahet komit nji shërbim i dobishëm, mbasi çdo një shtet qi thotë se do me jetue e me zhvillues mpas parimeve t’arsyes e të hullisë së gjytetnis së vërtetë, ligjet gojdhanse e qi përmlidhen në kanunin doketar të komit, kan një ransi të madhe fort në vetvedi e se prandej duhet pasë parasysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjet e shtetit

At Gjergj Fishta

"Ju shqiptarët jeni me fat, që keni një monument të tillë të kulturës e të legjislacionit, që quhet “Kanuni i maleve".

Dadiv Binder — Gazetar i shquar amerikan.

 

"Malet janë faktor që krijojnë ekuilibër".

Jorenim De Rada

 

Do të ishte një gjë e rëndësishme që Europa të njohë se çfarë ka krijuar kombi i vogël shqiptar në lëmin e kulturës.

Shverin, - profesor gjerman i historisë të së drejtës

 

"Kanuni vazhdonte të linte gjurmë në jetën e popullësisë shqiptare në Malësi, në diasporë, në Maqedoni, SHBA, Greqi, Italinë e Jugut"

Emil Ginar, - diplomat françz në Tiranë (1966-1970)

 

"Kanuni i Lek Dukagjinit shpreh mendimet e Shqipërisë në kohën e mesme, mendime të cilat ngjajnë ti kenë rrënjët shumë përtej kohës së mesme".

Faik Konica

 

"Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër që dëshmon kulturën e lashtë shoqërore-juridike të popullit shqiptar në aspektin e saj historik".

Aleks Buda

 

"Në Kanunet Shqiptare është mishëruar mençuria dhe filozofia popullore, përvoja jetësore mijëravjeçare".

Aleks Luarasi

 

"Besa.... ka qenë një nga cilësitë më madhore, titanike dhe disa herë tragjike te

Shqiptari.... si e tillë kishte permasat e një kushtetute të paparë dhe të padëgjuar

ndonjëherë mbi fytyrën e dheut".

Ismail Kadare

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët137
ISBN9789992792865
Titulli origjinalKUVENDI
V. Bot2015
VendodhjaLezhe
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RekomandimePo