Pasqyra e t'rrëfyemit Nr. 4 Shiko më të madhe

Pasqyra e t'rrëfyemit Nr. 4

Grup autorësh RPR0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një revistë letrare, një pasqyrë e letërsisë të të gjitha periudhave kur është shkruar e krijuar shqip.

Numri i katërt, janar - qershor 2016

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët200

800 Lekë

Share

24 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Titulli “Pasqyra e t’rrëfyemit”, tashmë si emërtim i revistës, është konceptuar më tepër si një marrëdhënie metaforike dhe studimore. Sipas themeluesit Behar Gjoka, revista është thelbësisht e çliruar nga hermetizmi i panevojshëm i teorizimeve të pafundme, aq të pranishme në qasjet e këtyre kohëve, që më tepër e largojnë lexuesin nga letërsia dhe nga libri. Imazhi i njërit prej librave të Pjetër Budit (1566-1622), poetit dhe prozatorit të parë të letrave shqipe, vepra “Pasqyra e t’rrëfyemit” botuar në Romë një vit para ndarjes enigmatike nga jeta të autorit (në valët e lumit Drin, duke qenë kështu edhe poeti pa varr). Gjithashtu, libri i Budit, do të jetë fytyra e kopertinës së revistës. “Pasqyra e t’rrëfyemit” është një revistë që ka marrë përsipër me sjellë më pranë letërsinë e hershme shqipe, figurën dhe veprën e Budit, për të cilin më herët, në mes shumë përcaktimesh të tjera, shkruan Selman Riza, poeti ma frymëgjatë i letrave shqipe”, – shkruan Gjoka. Emri i revistës “Pasqyra e t’rrëfyemit”, një zgjedhje jorastësore dhe e mirëmenduar, përfaqëson atë çfarë mendojmë për letërsinë, gjuhën dhe kulturën, për artin dhe domosdoshmërinë e komunikimit për atë, që në këtë rast zbulohet e përthyer në pasqyrat e mendjes dhe shpirtit, si rrëfim më i hapur dhe më kulturor, me kohën dhe hapësirën, e veçmas me binarët e të menduarit për botën, për letërsinë shqipe. “Pasqyra e t’rrëfyemit” vendos një marrëdhënie ndërkohore të aktit dhe vlerës së librit të Pjetër Budit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët200
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri