I ri Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Shiko më të madhe

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (Hard Cover)

Dritëro Agolli DRI0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është botim i cilësisë së lartë, delux, me kopertinë të trashë, - i bazuar në variantin që autori ka rishikuar në vitin 1999 dhe është hedhur në qarkullim me rastin e 85 vjetorit të tij. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet ndër veprat më të arrira të Agollit, me plot mjeshtri dhe ironi therëse ndaj burokracisë rrënuese që ndërtoi sistemi komunist

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
Fletët415
ISBN9789928418913

2 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mendja e Dritëroit është dignantore

Vijnë Dritëroi dhe Sadija.

Ka vjet që Dritëroi nuk shkon kund pa Sadijen.

E kuptueshme.

Ka vjet që Sadija nuk e lë Dritëroin të shkojë askund vetëm, pa të.

E kuptueshme.

Dritëroit i duhet shumë prania e Sadijes, kujdesi i Sadijes, kur është në Tiranë dhe kur është jashtë Tiranës, kur është në dhe kur është jashtë Shqipërisë, kur është vetëm dhe kur është në shoqëri.

E kuptueshme.

Sadija nuk e lë më Dritëroin vetëm, sepse Sadija e di më mirë se askush tjetër çdo të thotë Dritëroi për jetën kulturore të ranës e të Shqipërisë, në të vërtetë çdo të thotë kujdesi i saj për shëndetin e tij.

Sadija nuk e lë më Dritëroin vetëm, sepse Sadija e di më mirë se askush tjetër, si të ishte historiania më e mirë e letërsisë shqipe, se ç'do të thotë krijimtaria letrare e Dritëroit për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Dritëroi nuk bën hap jashtë shtëpisë pa Sadijen, përpos, kur slikon në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë, sepse Dritëroi e kuptuar ç'do të thotë Sadija për paqen e tij, për jetën e tij dhe për krijimtarinë e tij. Dritëroi dhe Sadija çifti i parë bashkëshortor, kujtoj, emblematik në historinë e kulturës shqiptare.

Kur i shoh Dritëroin dhe Sadijen më kujtohen çiftet e mëdha kulturore, historike evropiane, e më së shpeshti kur i shoh Dritëroin e Sadijen më kujtohen Sartri dhe Simon dë Bovuar.

Ka njerëz të cilët sa më shpesh t'i takosh dhe sa më shumë t'i njohësh aq më pak të pëlqejnë.

Dritëroi është ndër njerëzit e rrallë, të paktë, të cilin, sa më shpesh ta takosh, aq më shumë të pëlqen dhe sa më shumë ta njohësh aq më shumë e nderon.

Dritëroin e njoh kaherë, prej vitit 1971, kur isha në Tiranë në delegacionin e shkrimtarëve të Kosovës, i cili për herë të parë vizitonte Shqipërinë.

Mandej, Dritëroin e kam takuar shumë herë, megjithëse jo kurdo që kam qenë në Tiranë.

Në vitin 1993, në një shoqëri krijuesish e gazetarësh, ku ishte dhe Dritëroi, më ka takuar ta kaloj më shumë se gjysmën e natës.

Takimet me Dritëroin nuk mund të harrohen.

Sytë e tij kanë parë shumë të këqija; veshët e tij kanë dëgjuar shumë tmerre; miratimet dhe pendesat janë këmbyer shpesh në shpirtin e tij.

Dritëroi ka kujtesë të jashtëzakonshme, si të gjithë krijuesit e jashtëzakonshëm. Dhe, kjo shihet në publicistikën e tij.

Dritëroi ka aftësi vrojtimi të jashtëzakonshme, si të gjithë krijuesit e jashtëzakonshëm. Dhe, kjo shihet në poezinë dhe në prozën e tij.

Dritëro Agolli është, në të gjitha pikëpamjet, i jashtëza-konshëm.

Ai është në gjendje me orë, ditën dhe natën, ta mbajë të tendosur vëmendjen e njerëzve me të cilët bisedon. Ai të përvetëson me sjelljen e natyrshme, me gjestet e matura, me të cilat e prin a e përcjell bisedën, me kallëzimin e tij të shtjelluar në mënyrën më artistike, qoftë ai kallëzim imagjinar a i njëmendtë.

Ai është artist i vërtetë, artisti më i madh, i fjalës së gjallë shqipe. Ai e gdhend bukur mendimin, aq bukur, aq natyrshëm saqë dëgjuesit kurrë nuk do t'i shkojë mendja se ai, vërtet, po bën përpjekje që ta gdhendë mendimin: ajo në të vërtetë është gjuha e tij e përditshme. Ai e ul dhe e ngre zerin;' ai qesh dhe bëhet serioz; ai pohon dhe mohon; ai pajtohet dhe kundërshton; ai tërhiqet dhe sulmon duke qenë gjithnjë me vëmendjen më të madhe i dëgjuar prej të gjithëve prej atyre që fjala e tij i përkëdhel dhe prej atyre që fjala e tij i copëton.

Biseda e tij, që sendërtohet në të gjitha trajtat dhe me Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo të gjitha mjetet e kallëzimit - me rrëfim e bashkëbisedim, me prapavështrim dhe parashikim, me krahasim, thirrje, mohim, pohim, dyshim, vlerësim, me zvogëlim e zmadhim e shumëfishon rolin e tij në çdo shoqëri, në çdo situatë: një Dritëro sa të gjithë të tjerët.

Ata që nuk e kanë takuar, nuk do të mund ta imagjinojnë mendjen e tij diamantore; as bisedën e tij të pasur, plot përmbajtje; as shprehjen e tij aq të figurshme; as shikimin e tij djallëzor — nuk do të jenë në gjendje ta imagjinojnë gjeniun e tij.

Deri vonë nuk kam bërë përpjekje ta kuptoj Dritëroin. As ai mua. Kam menduar se ai nuk më mirëkupton për shkak se nuk kam shkruar asnjëherë për të: mirë apo keq! Ai mund të ketë menduar se nuk e dua, ndoshta, pse ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Dhe, e vërteta mund të ishte kjo: për Dritëro Agollin unë isha një kritik i ashpër, estetizues, kurse për Rexhep Qosen ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i pajtuar më dogmën e realizmit socialist dhe, në atë post i caktuar, për të ruajtur dogmën!

Jo, me shumë vonesë jam bindur se ndaj Dritëroit isha i padrejtë! Të ishte — vetëm ndaj Dritëroit! Dritëroi herët më ka bërë të kuptoj se, si shumica e krijuesve, qoftë edhe e më të mëdhenjve, në kushtet e diktaturës, është i dyfishtë me sjellje, dhe me mendimin artistik.

Gjatë Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972, shumë shkrimtarë e krijues të tjerë do të vijnë në Hotelin Dajti, që të takohen me kosovarët që merrnin pjesë në Kongres. Me Dritëroin do të shihem shpesh. Një mbrëmje Dritëroi, do të ndalet me ne deri vonë. Kur po shkonte e unë po e përcillja, do të ndalemi në bisedë nën një bredh në oborrin e Dajtit. Kurrë nuk i kam harruar fjalët që i kam dëgjuar prej tij atëherë: "Ju e keni më të lehtë se ne — do të thotë ai derisa degët e bredhit i përkulte shiu. — Ne durojmë vuajtje të mëdha! Ne nuk guxojmë as të shkruajmë, as të mendojmë çka duam! Ne jemi të vrarë prej cenzurës. Ne na mbyti kjo diktaturë!" Pikat e shiut, që binin currjel, dhe pikat e lotëve, takoheshin me mjekrën e Dritëroit. Këto fjali do të jenë fshehtësi e madhe në jetën time deri në vitin 1992 kur do t'ua tregoj disa miqve në Tiranë, me rastin e përpjekjeve për organizimin e Kuvendit për Pajtim e për Bashkim Kombëtar. Kisha drojë për fatin e Dritëroit.

Dhe, kështu, unë s'doja ta kuptoja Dritëro Agollin - kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve edhe pse e dija se ai ishte shkrimtari më liridashës, më demokrat në letërsinë dhe në kulturën shqiptare. Dhe, Dritëroi është treguar në gjithë elementin e tij të vërtetë, thelbësor, pas përmbysjes së komunizmit: ai nuk do të bëjë as përpjekjen më të vogël ta ndryshojë, ta përmirësojë jetëshkrimin e vet. Në asnjë pikëpamje. Ka qenë çka ka qenë. Ka bërë çka ka bërë. Ka shkruar çka ka shkruar dhe si ka shkruar. Ka gëzuar privilegjet që ka gëzuar. Ka pësuar vuajtjet që ka pësuar. Ato janë një e kaluar dhe nuk mund të ndryshohen. Mund të provojmë t'i ndryshojmë, t'i përmirësojmë, vetëm duke gënjyer. E shkrimtari i vërtetë vetëm një gjë nuk guxon ta bëjë kurrë në jetën e tij: nuk guxon të gënjejë. Gënjejnë të vegjlit, po jo të mëdhenjtë, burracakët, po jo burrat.

Pas përmbysjes së komunizmit Dritëro Agolli ka shpërthyer në krijimtari si një vullkan që gjatë është përgatitur të shpërthejë. Për dhjetë vjet ai e ka mbushur një jetë krijuese prej shumë dhjeta vjetësh.

Edhe përpara, gjatë kohës së komunizmit, ai ka shkruar vepra, disa vepra, që do të qëndrojnë përgjithmonë në historinë e letërsisë shqipe.

E kuptueshme.

Dritëroi, shihet, është i lodhur, por mendja e tij është jashtë-zakonisht e kthjellët, është, vërtet, diamantore.

Prof. Rexhep Qosja

Ky tekst është marrë nga parathënia e botimit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët415
ISBN9789928418913
RedaktoriNiko Nikolla, Rozeta Ruçi Dhurata Xoxe, Sadije Agolli
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo
RomanKomik