Biblioteka ime – 15 vellimet e Fjodor Dostojevskit

Fjodor M. Dostojevski BUE486

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fjodor Dostojevski mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim edhe në ditët tona. Tashmë, ai ka hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe bën për vete me miliona lexues me rrëfimin e tij të thellë, depërtimet psikologjike tek qenia njerëzore, me idetë që përcjell, etj. Prandaj, këto 15 vëllime, botim special me kapake te trashe (hard cover) nga pjesa më e mirë e krijimtarisë së tij, vijnë në ofertë, për bibliotekat tuaja

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

20 970 Lekë

-10%

23 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti “Biblioteka ime – Fjodor Dostojevski”, në 12 vëllimet e tij, përmban krijimtarinë e tij në romane dhe prozën e shkurtër. Më konkretisht, gjenden:

1. “Shënime nga "shtëpia e të vdekurve" (hardcover) nga Fjodor M. Dostojevski. Çmimi 1300 lekë. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Vetëm këtë roman mund ta porositni direkt KËTU.

Në romanin Shënime nga "shtëpia e të vdekurve", një kryevepër edhe e letërsisë botërore, zbulohet bota e brendshme e personazheve, duke bërë një analize të hollë psikanalitike dhe vërtet me një letërsi të madhe. Në mënyrë të habitshme bëhet përshkrimi artistik i gjërave të thjeshta, të jetës së përditshme, zbulohen karakteret e mëdha duke shpalosur lodhjen, urinë, vdekjet, ushqimin e tmerrshëm, gjendjen mendore, por edhe humorin e hollë, ironinë therëse, përçudnimin e karakterit. Dostojevski në këtë roman ka gjetur "çelësin" e duhur për të bërë ndarjen përfundimtare nga një letërsi vanitoze dhe e vetëkënaqur. Libri ka një parathënie të gjatë nga esteti Akademik Alfred Uçi; pasthënia nga i madhi Stefan Cvajg - fragment nga biografia letrare e Dostojevskit; dhe një shtojcë nga Xh. Lleshi për përkthyesin Jorgji Doksani.

2. Novela të zgjedhura (hardcover) – Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Autori thotë se disa prej tyre i ka shkruar si për t'u shlodhur. Këtu janë përfshirë: “Jetë në vetme”, “Net të bardha”, “Netoçka Nesvanova”, “E druajtura”, “Heroi i vogël”, “Një ndodhi e pështirë”, “Krokodili”. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.

3. Krim dhe ndëshkim (hardcover) nga Fjodor M. Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Kur e merr romanin "Krim e ndëshkim" në duar për ta lexuar, harron se ku je apo se çfarë bën. Për ty fillon një jetë tjetër, mahnitëse, e çuditshme, marramendëse! Ti aq sa je me viktimën, je edhe me kriminelin! Çdo hap që hidhet në vepër të rrëmben më tej dhe ti nuk e lëshon dot librin nga dora, derisa të arrish faqen e fundit. Pastaj mbushesh me frymë, i mbytur në djersë. Dhe qesh paksa. Tronditja zhvendoset në një pikë tjetër, sepse tashmë të shoqëron perspektiva e qartë dhe optimizmi. Dhe kushdoqoftë lexuesi, thotë me vete se ka bërë një gjë të madhe që lexoi këtë vepër të fuqishme! Nuk mund të jesh i qetë dhe komod nëse s'ke lexuar "Krim e ndëshkim".

4. “I martuari i përjetshëm (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

5. “Idioti” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Idioti, mbetet përjetë një kryevepër e madhe, me subjekt interesant, me personazhe të gdhendur deri në skalitje nga rrëfimtari, i cili rrëfen me durim të pashembullt, përmes një filozofie të thjeshtë, psikologji të hollë dhe krejt njerëzore. Ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje.

6. “Djajtë” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër autoritet ngaj vetes dhe të tjerëve

7. “Të fyer dhe të poshtëruar” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1300 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

“Të fyer dhe të poshtëruar” është romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara deri më tani....

8. “Adoleshenti” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Bota intime e një djaloshi të zjarrtë përballë të papriturave të pakëndshme në një ndeshje të pakufishme me të vjetrën, bota e trazuar, e lodhur dhe e freskët njëkohësisht.

9. “Njerëz të varfër" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Tek "Njerëz të varfër" Dostojevski shpalosi talentin e tij të madh, me një ndjeshmëri mjaft interesante, duke hedhur dritë në skutat e panjohura të shoqërisë petërburgase, shoqëruar me sigurinë e fillesave të analizës psikologjike, për të skalitur personazhe që të mbeten në mendja. Letrat e të dashuruarve, të mbushura me frymëzim dhe ndjenjë të hollë krijojnë situata të këndshme, të dhimbshme dhe lartësuara nga një finesë e pashembullt... 

10. “I panjohuri” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Romani "I panjohuri" ka një subjekt të thjeshtë dhe për më tepër që perceptohet lehtë nga masa e lexuesve. Duket si një shaka, nga ato të rrugës, por menjëherë merret kthesa dhe gjithçka pajiset me energji, ecën shpejt, me dinamizëm dhe nganjëherë me egërsi. Autori nuk qëndron asnjanës dhe as indiferent. Ai merr pjesë dhe, pa dukjen e asnjërit prej personazheve, ecën përpara në vizatimin e përsosur që u bën karaktereve. Herë kemi idil, herë të tjera "vrapime" të çmendura, grindje të përsosura, lidhje dhe prishje fijesh të dyshimta. I panjohuri ynë i madh siç hyn dhe del nga faqet e romanit, duke u bërë një pasqyrë e gjallë e shoqërisë në të cilën jeton... Romani lexohet me një frymë.

11. “Vëllezërit Karamazov I” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Vëllezërit Karamazovë në pjesën e parë na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...

12. “Vëllezërit Karamazov II” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.

Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar hidhet në veprim. Ndaj dhe vëllimi 12 është nga faqja e parë deri në fund, ku shpaloset një furtunë e vërtetë.

13. "Kumarxhiu" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Cmimi 1200 leke. Vetem kete liber e gjeni tek linku KETU

14. "Endrra e xhaxhait” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt tek LINKU:

"Ëndrra e xhaxhait" kemi tjetër shpalosje: fshatin, jetën në çiflig. Duke krijuar një sfond disi të largët për njohjen dhe jetën e tij autori, përqendrohet në shtëpinë e çifligarit, të qytetarit që jeton në fshat, si një padukshmëri kapitale, dhe aty sheh ëndrra me sy hapur, aty i vë kazmën personalitetit të tij, pa i interesuar asgjë rreth e rrotull, as natyra e mrekullueshme, as balta dhe as kuajt. Gjithçka përqendrohet në jetën e ngushtë brenda mureve, ashtu si ngushtohet dhe asgjësohet edhe vetë karakteri i njeriut...

15. "Net te bardha" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 700 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt tek LINKU:

Të dhëna

RedaktoriXhevahir Lleshi
Viti i Botimit2000-2020
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani
RomanPsikologjik