Të mjerët Shiko më të madhe

Të mjerët

Viktor Hygo BOT0008

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjatë një shekulli e gjysmë, ky roman-epope është botuar me qindra herë në të gjitha gjuhët e botës. Plot 30 vjet pas botimit të parë shqip, në vitin 1982, shtëpia botuese “Bota Shqiptare” e sjell këtë libër përsëri për lexuesin, të plotë me tre vëllime dhe mban sërish firmën e njërit prej përkthyesve më të mirë shqiptarë, Misto Treska, i cili ka bërë të flasin shqip shumë autorë të njohur francezë. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina” “Kozeta” “Mariusi” “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “ZhanValzhani” ku çdonjëra prej pjesëve është baras me një roman të zakonshëm

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët1712
ISBN9789928000736

3 600 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Viktor Hygo në këtë roman himnizon historinë franceze të shek. XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura, të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit "Të mjerët" , njëri i vitit 1845 që i sjell Hygoit titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë, botuar më 1862.

Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfra, të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia (venitja, rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën. Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.

Të mjerët” e Viktor Hygoit nuk kanë njohur plakje. Fakti që kjo vepër madhore u ka qëndruar kohës dhe kritikës, që ajo lexohet me ëndje dhe interes; që autori i saj gëzon respekt dhe dashuri në të gjitha vendet e botës, është një dëshmi e gjallë e vlerave të saj të mëdha ideo-artistike, e vlerave të saj njohëse, edukative dhe estetike. Idenë e romanit “Të mjerët” Hygoi e ka bluar për afro 30 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe ai ka mbledhur materiale faktike mbi ngjarjet dhe personazhet, ka studiuar shumë gjëra në vend dhe përmes dokumentesh historike, ka mbajtur shënime të shumta. Pas disa vitesh që iu deshën për ta shkruar, romani u dorëzua në shtyp në 1862. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, por edhe e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët1712
ISBN9789928000736
Sh. Bot.Bota Shqiptare
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiMisto Treska
RomanSagë&Histori