Arbërit e Jonit Shiko më të madhe

Arbërit e Jonit

Pëllumb Xhufi NS0011

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri vjen si një eksplorim I thellë përvojash dhe arkivash brenda dhe jashtë Shqipërisë nga studiuesi I mirënjohur Pëllumb Xhufi rreth rezitencës së Shqipërisë së jugut ndaj pushtimeve osmane. Po ashtu, këtu ka të dhëna të dorës së parë për betejat, organizimet administrative, strukturat demografike dhe sociale, si dhe të dhëna rreth zhvillimeve sociale, kulturore dhe fetare të qyteteve përgjatë rivierës shqiptare

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët1440
ISBN9789928226228

4 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Në shek. XV-XVII, Shqipëria joniane, apo viset që atë kohë u përfshinë në sanxhaqet e Vlorës, Delvinës e Janinës, u përfshinë nga një dinamikë historike e jashtëzakonshme. Si vendi ku kishin lulëzuar disa nga principatat më të shquara shqiptare, ky territor u kthye, pas pushtimit osman, në segmentin më të ndjeshëm të marrëdhënieve të Perandorisë së Gjysmëhënës me Perëndimin e krishterë.

Këtu e patën pikënisjen e tyre ekspeditat osmane për pushtimin e brigjeve të Italisë, dhe po këtu e patën një nga pikëmbërritjet kryesore përpjekjet e fuqive perëndimore, të prira nga Papati, për të destabilizuar pushtetin osman e për të krijuar një të çarë në këtë provincë periferike e të paqëndrueshme të Perandorisë.

Përpjekje, të cilat sintonizoheshin me lëvizjet e vazhdueshme për çlirim e shkëputje të popullsive shqiptare të asaj treve. Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.

Fushata ushtarake, beteja e kryengritje shpesh herë të panjohura mbushin e pasurojnë njohuritë e deritashme për historinë e së ashtuquajturës “Shqipëri e Poshtme” në shek. XV-XVII. Por, në këtë libër, mbi bazën e burimeve dokumentare të cituara bollshëm, lexuesi do të njihet edhe me aspekte po aq interesante të organizimit administrativ, të veprimtarive ekonomike e tregtare, të lëvizjeve demografike, të strukturës sociale, të institucioneve juridike, të zhvillimeve kulturore e fetare të shoqërisë shqiptare në ekstremin jugor të saj, ku mbetën gjithnjë të forta lidhjet dhe shkëmbimet me shtetet italiane, në veçanti me Mbretërinë e Napolit e me Republikën e Venedikut.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët1440
ISBN9789928226228
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat16.5x25