I ri Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780 Shiko më të madhe

Kombet dhe nacionalizmi qe nga 1780

Eric Hobsbawm TO0317

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nacionalizmi kërkon të besosh fort në diçka që duket sheshit se nuk është. Sikurse ka thënë Renani “Një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit është edhe shtrembërimi i historisë”. Historianët kanë detyrimin që të mos e shtrembërojnë, ose të paktën të përpiqen të mos e shtrembërojnë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994318411

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

VLERESIME RRETH LIBRIT

Trajtimi i shkëlqyer i E. Hobsbaumit për çështjen e nacionalizmit është një dëshmi tjetër për “figurën e tij kolosale... për aftësinë e tij të shkëlqyer e të pakundërshtueshme si historian dhe për prozën e tij me aq autoritet dhe aq të lexueshme”.

Ngjarjet e kohëve të fundit në Europën Lindore dhe në republikat sovjetike e kanë përforcuar më tej rolin qendror të nacionalizmit në historinë e evoluimit dhe të përmbysjeve politike. Ky libër jep një pamje të ngjeshur të këtyre ngjarjeve dhe të ndikimit të ndryshimeve dramatike që kanë ndodhur. Hartat e librit paraqesin kombësitë, gjuhët dhe ndarjet politike në Europë, gjatë shekullit XIX dhe XX.

“Duke dalë pikërisht kur reformat në Europën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik po kërcënohen nga nacionalizmi në rritje, trajtimi i E. Hobsbaëm-it vjen në kohën e duhur si një vepër e rëndësishme e bërë me mjeshtëri.”

Roy Porter, Neë Statesman and Society

“Autori jep një vështrim për gjithë skenën nga lartësia e pamjes historike, por, natyrisht, ai, si historian i madh që është, asnjëherë nuk mungon të na japë edhe hollësitë tërheqëse më thelbësore.”

Michael Foot, The Guardia

PJESË NGA LIBRI

...duke qenë se numri i shteteve-kombe në fillim të shekullit XIX ishte i vogël, mendjeve kureshtare do t’u shtroheshin krejt natyrshëm këto dy pyetej:

1) Cilat nga popullatat e shumta e shumta europiane, që mund të klasifikoheshin si “kombësi” mbi këtë ose atë bazë do të duhej të kishin shtetet e veta (ose ndonjë formë më të ulët njohjeje politike, apo status administrativ të mëvetësishëm)?

2) Cilat nga shtetet e shumta ekzistuese duhet të pajiseshin me karakterin e “kombit”?

Pikërisht këtij synimi i shërbente hartimi i një listë të kritereve të përkatësisë kombëtare, aktuale ose potenciale. Dukej sheshit se jo të gjitha shtete përputheshin me kombet dhe anasjellas.

Pyetja e famshme e Renanit “pse Holanda përbën një komb dhe pse Hoveri dhe Dukata e Madhe e Parmës nuk përbëjnë?”, shtronte një sërë problemesh për t’u analizuar, ndërsa vërejtjet e Xhon Stjuart Millit se themelimi i një shteti kombëtar duhej të ishte (a): i mundshëm dhe (b) i dëshiruar nga vetë kombësia, shtronte në varg pyetjesh të tilla

Kjo qëndronte, madje, edhe për nacionalistët e periudhës së mesme viktoriane, të cilët nuk kishin kurrfarë dyshimi rreth përgjigjeve ndaj të dyja problematikave të mësipërme për aq sa ata kishin të bënin me kombësinë e tyre, apo me shtetin në të cilin ndodhej. Sepse, për çudi, edhe ata vetë i shikonin ftohtë kërkesat e kombeve dhe të shteteve të tjera...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe352
ISBN9789994318411
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiBashkim Shehu
HistoriBota