Cmim i reduktuar! Shqipëria e rigjetur, zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek. VI, shqip dhe italisht (HC) Shiko më të madhe

Shqipëria e rigjetur, zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek. VI, shqip dhe italisht (HC)

Lucia Nadin BO0258

Libër i ri

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët368
ISBN9789995687861

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.

Lidhjet e tij kulturore hedhin dritë të re edhe në prapaskenën e formimit të historianit humanist shqiptar Marlin Barletit. Nga jeta dhe vepra e Barletit përcaktohen data e saktë e fillimit të veprimtarisë si prift, viti 1494, si dhe data e hartimit të veprës "Jeta e Skënderbeut", viti 1510.

Libri paraqet gjithashtu personalitetin e Paolo Campsa – s, lindur në Venecie, por nga një familje me prejardhje nga Shkodra, të cilin sot kritika e artit e njeh si gdhendësin më të madh të drurit në Rilindjen veneciane. Më pas ndriçon veprën e Giovanni (de) Vitali – t, kushëri i Bernardino – s, transkriptues i Matricola – s e "Shkollës së Shqiptarëve", kaligraf i çmuar në Kancelerinë dukale veneciane dhe piktor miniaturash.

Më në fund hap një debat të ri mbi Gjon Buzukun, identitetin e tij, praninë e tij në Venecie, mbi Mesharin e tij, botuar në 1555: teksti i parë në gjuhën shqipe, i menduar për të mbrojtur shqiptarinë që po zbehej. Dhe me të vërtetë, në tokën venete, dukuria e emigracionit u karakterizua nga një proces i shpejtë i integrimit dhe i bashkëjetesës mes venecianëve dhe shqiptarëve.

Këta jetuan të lidhur me atdheun e tyre të parë, por qenë edhe krenarë për atdheun e ri. Libri mbush një zbrazëti në kujtesën historike të Shqipërisë. Mbi autoren Lucia Nadin, veneciane, ka kaluar në Shqipëri një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore. Ka përgatitur botimin e "Statuteve të Shkodrës" duke nxjerrë në dritë tekstin nga Biblioteka e Muzeut të Venecies: një "monument" i historisë mesjetare të Shqipërisë.

Ka rindërtuar dukurinë e emigrimit shqiptar në krahinën e Venetos mes shekujve XV e XVI në librin "Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim 1479 – 1552". Ka studiuar traditën ikonografike të Skënderbeut në anijen e dukëve të Venecies, të famshme Bucintoro. Po punon mbi mërgimin e klerikëve katolikë në tokat e Republikës së Përndritur mes shekujve XV dhe XVI, në lidhje me porositjen e veprave të artit. Në vitin 2010 ka marrë titullin e qytetares së nderit të Shkodrës.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët368
ISBN9789995687861
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPellumb Xhufi
HistoriEuropa