Cmim i reduktuar! Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbërit Shiko më të madhe

Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbërit

Gjon Keka BG0036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell në qendër të vëmendjes shtetin e Arbrit, një nga vendet më të zhvilluara në periudhën e Mesjetës në Mesdhe, ku kulmin e tij e pati me drejtimin e vendit nga Gjergj Kastrioti. Skënderbeu luftoi për 25 vjet me radhë dhe u bë mburojë e familjes së madhe europiane!

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët192
ISBN9789928116796

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historia e populli arbëror dhe e shtetit të Arbërit kurdoherë ka ngjallur interesin e Europës, sidomos që prej shekullit XV. Kjo, për faktin se, pikërisht në këtë shekull, për nga veprat e ndërmarra e të kryera me mençuri e trimëri, ndriçoi strategu i saj i madh, vizionari dhe shpëtimtari i Europës, Gjergj Kastrioti.

Ky burrë i mençur shteti, te mbarë Europa dhe te të gjitha kombet e mbretëritë, deri te Papati, tërhoqi vëmendjen dhe interesin diplomatik për ta pasur aleat, pasi ishte fitues i admirueshëm, i denjë për ta udhëhequr tërë Europën, ishte shpëtimtari dhe mbrojtësi i civilizimit europian.

Pulsi i heronjve të vjetër të kombeve rrihte fort tek ai; nën shembullin e tyre ai u dha mësim princërve, mbretërve dhe gjithë pushtetarëve, duke u treguar me shembullin e vet se si duhet të luftohet, si mund të fitohet liria, si të ndërtohet shteti, të bëhet kuvendi, si të qeveriset shteti, si mbrohen vlerat, si të edukohet dashuria për atdheun, që ai të jetë gjithmonë në rend të parë, se si prej një ushtrie të vogël të mundet një pushtues me ushtri të madhe...

Pra, nën shembullin e madh të ndeshjes së Davidit dhe Goliatit. Prandaj edhe te studimet e shumta mbi princat dhe mbretërit është nënvizuar vepra dhe heroizmi i pashoq i Gjergj Kastriot Skënderbeut kundër perandorisë barbare osmane. Ky gjeni është meteori i historisë së kombit arbëror, i cili e ndriçoi këtë komb të lashtë, por, njëkohësisht edhe gjithë kontinentin europian.

Me forcën e tij të mendjes e të krahut ai i dha shtetit të Arbërit formën që kërkonte koha, e bëri atë referencë në politikën dhe diplomacinë vendimmarrëse ndërkombëtare, i dha begatinë dhe kushtetutën e kohës. Shkëlqimi i lavdisë që arbërorët e vërtetë edhe sot ia rikthejnë Gjergj Kastriotit qëndron te pastërtia e tij morale heroike, si dhe te shpirti i tij patriotik kombëtar, një lidership vizionar dhe i urtë. Madje, siç thotë Pouqueville, “shqiptarët ende mbajnë në ballin e tyre gjurmët e lavdisë së Skënderbeut”.

Shteti i Arbërit me në krye Gjergj Kastriotin kishte një ndikim të madh edhe në fatin e Europës, pasi me mburojën dhe pritën e trimave arbërorë nën komandën e Skënderbeut nuk u lejua të shkatërrohej civilizimi europian, të zhdukeshin vlerat dhe identiteti i kësaj familjeje të madhe të përbashkët.

Për 25 vjet me radhë me në krye Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti shqiptarët sfiduan hordhitë barbare të sulltanëve dhe e injoruan perandorinë turke.

Mbi supet arbërore dhe të prijësit të tyre Skënderbe rëndonte pesha e madhe e përgjegjësisë të shërbimit ndaj atdheut, por jo vetëm, edhe të shërbimit ndaj tërë familjes europiane.

Ky është fakt real që e dëshmon historia: Skënderbeu u bë mburojë e familjes së madhe europiane!

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët192
ISBN9789928116796
Titulli origjinalBotart
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri