Rrëfim për Skënderbeun, princin shqiptar Shiko më të madhe

Rrefim per Skenderbeun, princin shqiptar

Murgu Anonim Rus BXH0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Edhe rusët e vlerësojnë madhështinë e heroinë tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër e rrallë, e shkruar në shekullin e XVI, ka mbetur në fondin e veprave kushtuar kësaj figure madhore, ku një autor anonim e përcjell me admirim të veçantë figurën e tij, përmasën e tij dhe rolin në luftë për mbrojtjen e trojeve arbnore nga pushtuesi osman. Ky libër shënon një tjetër qasje në raportet shqiptaro-ruse në këndvështrimin për të shkuarën e Shqipërisë dhe Evropës në përgjithësi

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032591

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

“Rrëfimi për Skënderbeun, princin shqiptar”, i autorit anonim rus u shkrua në fundin e shekullit XVI apo në dhjettëvjetëshin e parë të shekullit XVII, u ruajt i shkruar me dorë. Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe.

Botimi ka për synim të hedhë në qarkullim një vepër të letërsisë së vjetër ruse, të lënë në harresë në mënyrë të pamerituar. Theksojmë se është gëzimdhënës dhe ka vlera të padiskutueshme për ne shqiptarët, edhe njëherë na mbush me krenari të ligjshme për emrin e madh të bashkëkombësit me famë botërore, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Dokumenti, së pari, dëshmon përhapjen në mbarë Evropën e qytetëruar,  në perëndim dhe në Lindje, të zulmës së pashoqe të trimërive lavdishumë të heroit tonë kombëtar; së dyti, vlet për dashurinë dhe adhurimin e sinqertë të murgut anonim të heroit tonë kombëtar, por dhe për zellin e tij të lavdërueshëm që, sipas gjasave duhet të ketë qenë personalitet i shquar në atë kohë në vendin e tij. 

Të dhëna

Faqe102
ISBN9789928032591
Titulli origjinalUEGEN
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani