Prejardhja dhe Formimi i Popullit Shqiptar I Shiko më të madhe

Prejardhja dhe Formimi i Popullit Shqiptar I

Nelson Cabej FNK0209

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nelson Çabej është një ndër zërat autoritar të studimeve rreth prejardhjes së shqiptarëve. Me këtë botim janë sjellë pikëpamjet e personaliteteve më të shquara të albanologjisë, por edhe tezat e fqinjëve tanë, përfshirë edhe idetë e personaliteteve të shquara shqiptare në fushën e historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, folklorit, etj. Prandaj, ky libër mbetet një guidë e shkëlqyer nëse do të ndjekësh rrënjët historike të popullit shqiptar

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928203953

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në punimin “Prejardhja dhe Formimi i Popullit Shqiptar bëhet një përpjekje për të shqyrtuar në mënyrë të gjithanshme, shumëdisiplinare, prejardhjen dhe formimin e popullit shqiptar. Në themelin e punimit janë arritjet e mëparshme të studimeve albanologjike të kryera nga studiues shqiptarë e të huaj. Punimi është ndarë në dy vellime.

Në këtë vëllim të parë, hetohen rrënjët historike të popullit shqiptar, kurse në të dytin ndiqet rruga e formimit të tij.

Burimet për historinë e shqiptarëve vijnë nga fushat më të ndryshme të dijes si historia, gjuhësia, arkeologjia, etnografia, besimi, folklori, etj.

Për periudhën parahistorike të dhënat vijnë kryesisht nga fusha e arkeologjisë e sidomos nga gjuhësia, që, si regull, sjell dokumentet më të lashta të historisë së çdo populli.

Për periudhën historike të Ilirise dhe të ilirëve, të dhënat e autorëve të lashtesise përbëjnë burimin më të rëndësishëm.

Në shumicën e rasteve ato burime janë të besueshme dhe shqyrtimi kritik e krahasimtar e rrit besueshmërinë e tyre. Nga ato burime të lashta rrjedhin edhe një numër i konsiderueshëm të dhënash mbi shtrirjen territoriale të ilirëve, gjuhën, jetën, besimin, doket dhe moralin e tyre.

Për shkaqe të njohura politike, fetare dhe kulturore, historiografia e Mesjetës së Hershme u kthye në një historiografi hagiografike, që e përqëndroi dhe ngushtoi vështrimin në jetën kishtare dhe bëmat e shënjtorëve të saj. Kjo ka shpurë në një varfëri të thellë të dhënash mbi jetën, ekonominë dhe kulturën e banorëve të Perandorisë Romake të Lindjes, duke filluar nga shekujt VI-VII deri nga shekujt X-XI.

Qytetaria "romake" e banorëve të perandorisë kishte eklipsuar etnicitetin e tyre. Jo vetëm banorët e perandorisë, por dhe perandorët e Perandorisë Romake të Lindjes (kështu njihej ajo në atë kohë, kurse emri Perandori Bizantine është një term që u fut në përdorim vetëm pas rënies së saj në shekullin XV) e njëjtësonin veten si romakë (romioi).

Në këtë vrimë të zezë të historiografisë u fut edhe historia etnike e ilirëve/arbërve të Mesjetës së Hershme. Edhe ato të pakta herë që del emri i ilirëve dhe Ilirisë në këtë periudhe del kryesisht në funksion të njoftimeve rreth administrimit kishtar në perandori.

Ndryshe ishte puna me ardhjet sllave në trojet e perandorisë, të cilët, duke mos qënë "romakë, banorë të njohur të perandorisë Romake të Lindjes (e fillimisht as të krishterë), njëjtësoheshin me emrat e tyre etnikë, serbë, kroatë e bullgarë, etj.

Të dhëna

Faqe557
ISBN9789928203953
Titulli origjinalFan Noli
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri