Perse kombet shkojne ne lufte Shiko më të madhe

Perse kombet shkojne ne lufte

John G. Stoessinger BTI0058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pse kombet shkojnë në luftë është unik. Reflektimet dhe argumentet e autorit janë ndërtuar mbi 10 çështje studimore, mbi të cilat ai bën një analizë të thellë të arsyeve të luftërave të kohëve moderne, duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9994374214

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pse kombet shkojnë në luftë është shumë më tepër sesa thjesht një libër. Duket sikur fjalët janë shndërruar në pamje vizive të ngjarjeve të shekullit XX dhe të fillimit të shekullit XXI. Historia dhe vendimit politike të kësaj periudhe përshkruhen në faqet e këtij libri, ndërsa autori analizon çështjet në veçanti duke mbuluar luftërat e mëdha ndërkombëtare. Vëmendja kryesore në secilën prej çështjeve studimore është përqendruar te personalitetet politike dhe liderët ushtarakë. Stoessinger beson se për të kuptuar luftën duhet të kuptosh drejtuesit e saj; për të kuptuar liderët duhet të kuptosh aksionet e tyre dhe vetëm kur arrin të kuptosh qëllimet e veprimeve të tyre ke marrë përgjigjen e pyetjes se pse kombet shkojnë në luftë. Në çdo studim të tij - përfshirë Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, luftën koreane, luftën në Vietnam, luftën mes Indisë dhe Pakistanit, atë mes Izraelit dhe Arabisë, luftën e Sadam Huseinit në Gjirin Persik, si dhe luftën në territoret e ish-Jugosllavisë - ai analizon në thellësi personalitetet e vendeve të përfshira në konflikt. Stoessinger arrin në përfundimin se faktori më i rëndësishëm në nisjen e një konflikti është perceptimi i gabuar, që mund të shfaqet në disa mënyra: në imazhin që një lider ka për veten, në këndvështrimin e tij për kundërshtarin etj. Në nisje të çdo lufte, të paktën një komb e percepton gabim fuqinë e kombit tjetër. Në këtë kontekst, fillimi i një lufte fare mirë mund të konsiderohet edhe aksident. "Pse kombet shkojnë në luftë" është një punim dinjitoz, me një prozë të qartë që ndërlidh intelektin me pasionin, çka vjen si pasoje e eksperiencës jetësore të autorit si refugjat i Luftës së Dytë Botërore. Stili i tij të tërheq, duke i bërë lexuesit - dhe studentët në veçanti, të cilëve kjo vepër do t'u jetë mjaft e dobishme - të ndiejnë sikur po bisedojnë me autorin. Dr. John G. Stoessinger është një analist politik i mirënjohur dhe autor i disa librave politikë të nderuar me çmime.

Të dhëna

ISBN9994374214
RedaktoriAlbert Rakipi
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiJorgji Qirjako