Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918

Elena Kocaqi EKO0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesja e njohur Elena Kocaqi sjell një botim të dytë për raportin mes Shqipërisë dhe Austro-Hungarisë dhe rolit të tyre për ndërtimin e shtetit shqiptar. Përmes dokumenteve dhe arkivave vijnë të gjitha projektet dhe financimet që bëri Vjena për ndërtimin e infrastrukturës, shkollës dhe zhvillimit të vendit

Më shumë detaje

51 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie e librit

Ky studim ka si qëllim që të trajtojë administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në vitet 1916-1918. Ai fokusohet kryesisht në politikën që ndoqi Monarkia e Danubit, ndaj Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, si dhe në administrimin e Shqipërisë nga trupat e Korpusit të XIX, në bashkëpunim me një administratë paralele shqiptare.

Arsyeja pse e ndërmora ketë studim është se, në Shqipëri nuk ka një punim të veçantë, në lidhje me administrimin ushtarak austro-hungarez gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo periudhë e historisë së Shqipërisë është pjesërisht e ndriçuar dhe kryesisht në aspektin e arsimit, por edhe kjo çështje shpesh ka qenë trajtuar në mënyrë të njëanshme.

Duke qenë se kam mbrojtur doktoraturën me temën "Politikat e Austro-Hungarisë ndaj Shqipërisë në vitet 1912-1918", e kam trajtuar këtë periudhë historike nga ana shkencore dhe e kam zgjeruar atë në këtë punim të veçantë.

Kam përdorur termin administrim dhe jo pushtim për arsye se, qeverisja austro-hungareze në Shqipëri nuk ka pasur tiparet e një qeverie pushtuese, që sillet në mënyre armiqësore me popullin që ka pushtuar.

Që në fillim, Shqipëria u konsiderua si vend mik i pushtuar dhe për Ministrinë e Jashtme Austro-Hungareze, ky pushtim ishte për të garantuar ekzistencën e shtetit shqiptar dhe neutralitetin e tij, si një interes vital të Monarkisë. Një qeveri e huaj që vendosi gjuhën shqipe për herë të parë në Administratën Publike shqiptare, që ngriti një Komision për unifikimin e gjuhës shqipe, që kërkoi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, që punoi për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, që bëri investime publike me të ardhurat e veta dhe qe kur iku e la buxhetin e shtetit sufiçit dhe këto para ia mbylli në bankë shtetit shqiptar, nuk mund të quhet një qeveri e tipit pushtues klasik.

Hyrja e trupave austro-hungareze në Shqipëri, u prit si çliruese nga populli shqiptar, që ishte nën dhunën e trupave ushtarake të vendeve fqinjë dhe kjo ushtri nuk luftoi kundra shqiptarëve.

Pavarësisht se ushtarakët në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndërmerrnin edhe veprime të ashpra, politika zyrtare e ndjekur nga Ministria e Jashtme e Monarkisë së Danubit, nuk ishte kurrsesi ajo e një pushtuesi i cili vjedh, shfrytëzon dhe shtyp popullsinë vendase por ishte ajo e mbrojtjes së shtetit shqiptar, të krijuar me aq mundim dhe kosto të lartë nga kjo diplomaci. Kjo qeveri ndau pushtetin me një administratë shqiptare që drejtohej nga tre Drejtor shqiptar të financave, arsimit dhe drejtësisë.

Pra shqiptarët bashkëqeverisën me qeverinë ushtarake austro-hungareze. Në këtë studim trajtohen për herë të parë; çështja e bashkimit të trojeve veriore shqiptare, që ishin pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi, me Shqipërinë, çështja e statusit të Shqipërisë, si një shtet autonom, por nën protektoratin austro-hungarez, konflikti midis Ministrisë se Jashtme dhe Administratës Ushtarake, për administrimin e Shqipërisë, çështje të administrimit të brendshme të vendit, duke filluar me investimet publike, arsimin, rendin dhe sigurinë. Për shkrimin e punimit është shfrytëzuar kryesisht arkivi i Austro - Hungarisë së asaj kohe.

Metoda e punës është përqendruar në përzgjedhjen dhe analizimin e materialit arkivor, sipas tematikave kryesore dhe më të rëndësishme. Punimi është kryesisht i tipit përshkrues dhe tregon rrjedhën kronologjike dhe tematike të ngjarjeve, gjatë kësaj periudhe historike. Analiza fokusohet, tek çështjet më të rëndësishme, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Elena Kocaqi

Të dhëna

V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë