Illyricum Sacrum 10 Shiko më të madhe

Illyricum Sacrum 10

Musa Ahmeti, Etleva Lala BOG0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për “Illyricum Sacrum” kanë punuar tre gjenerata studiuesish: at Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët në një periudhë kohore prej 125 vjetësh (1695-1819). Këtu na shfaqen shumë të dhëna për historinë shqiptare, origjinën dhe krishërimin në trevat ilirike. Kjo është vepër burimore, e cila shërben si referencë bazike për historiografinë e sotme

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët387
ISBN9789994344390

3 000 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rret librit

Këto tre breza studuesish: At Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, kanë punuar në një periudhë kohore prej 125 vjetësh (1695-1819). Ata hulumtuan, mblodhën dhe studiuan burime të shumta dhe të shumëllojshme; dorëshkrime dhe dokumente; libra të rrallë dhe modernë të kohës, hartuan disa prospekte të veprës, përpiluan tetë vëllime me indekse, si dhe shkruan më shumë se njëqind katalogë të ndryshëm.

Por, të papërfshira në veprën e tyre të botuar, lanë në dorëshkrime me qindra vëllime dokumentesh dhe burimesh të dorës së parë për historinë e Ilirisë ose, thënë ndryshe, të Gadishullit Ballkanik dhe popujve që jetuan dhe ende jetojnë aty.

Sipas bashkautores së këtij libri, Etleva Lala, kjo është një përpjekje për të sjellë një vepër të papërsëritshme të historiografisë botërore, me rëndësi të jashtëzakonshme për trojet shqiptare, siç është “Illyricum Sacrum”, përmasat e së cilës mund të krahasohen pa frikë me ato të një ajsbergu: pjesa e botuar është vetëm maja e ajsbergut, ndërkohë që vetë trupi i ajsbergut, d.m.th. pjesa më e madhe, gjendet nëpër arkivat dhe bibliotekat evropiane, duke pritur që të shohë dritën e botimit.

Në këtë vepër autorët janë përpjekur të parashtrojnë para lexuesit të dy këto dimensione të veprës “Illyricum Sacrum”, duke vënë theksin te pjesa e “nënujshme e ajsbergut”, pra te baza burimologjike e kësaj vepre, që gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar nëpër arkiva, me qëllimin që jo vetëm të tregojnë vlerat e vërteta të punës së bërë për këtë vepër, por edhe të nxisin historiografët dhe studiuesit shqiptarë e më gjerë, që t’i kthejnë sytë nga këto burime.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët387
ISBN9789994344390
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo