Greqishtja e re pa mundim me CD, Assimil Shiko më të madhe

Greqishtja e re pa mundim me CD, Assimil

Katerina Kedra-Blayo, Jean-Loup Cherel BUE272

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Greqishtja e re pa mundim e Assimil është bashkëkohore. Gramatika paraqitet në mënyrë thelbësore, bazuar në shënimet e veçuara. Ato ju çojnë në studimin e strukturuar të gjuhës, sidomos duke u përfshirë edhe mësimi përsëritës, që zhvillojet gjithnjë pas gjashtë mësimesh. Mësimet përsëritëse janë më të ngjeshura, mjaft të vlefshme, japin gjithmonë një pikëvështrim të ri, interesant. Tekstet e librit janë interesante, përgjithësuese për vendin dhe të shoqëruara me përkthimin shqip dhe me mënurën e re se si shqiptohen sipas shkronjave të shqipes, duke shmangur alfabetin internacional në gjuhët e huaja.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789994339860

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Greqishtja e re pa mundim e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë «të mërzitshme», por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh perms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor njaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do tju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni «sin ë shtëpi» do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht Kjo ka për tju ndihmuar shumë.

Të dhëna

Faqe530
ISBN9789994339860
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPetrit Belliu