Metoda për mësimin e gjuhës shqipe “Shqip.al”

Departamenti Gjuhes - UT AMK0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Metoda “Shqip.al” është botim i departamentit të gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, i cili është i vetmi institucion zyrtar i njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit për certifikimin e njohjes së gjuhës shqipe në nivelet nga A1-C2. Metoda ka libër mësimesh dhe libër ushtrimesh për çdo nivel. Kjo metodë është fryt i një përvoje të gjatë mësimdhënieje në lektoratet e gjuhës shqipe në universitete jashtë Shqipërisë, në kursin njëvjeçar dhe në shkollën verore që zhvillohen në këtë departament.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

16 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por kjo metodë është e para e hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët (CEFR).

Certifikimi i njohurive të marra në këtë metodë është i vlefshëm për vijimin e studimeve në universitetet shqiptare, për njohjen e gjuhës shqipe në kurrikula universitare të institucioneve të ndryshme jashtë Shqipërisë ku përfshihet si lëndë, si edhe për mundësi të reja punësimi, në të cilat është e nevojshme njohja e gjuhës shqipe, bazuar në kriteret ligjore të vendeve të BE-së etj.

Seti i librave të metodës përfshin 12 libra gjithsej, nga të cilët 6 janë libra mësimesh (niveli A1 - C2) të formatit A4 dhe me ngjyra; 6 janë libra ushtrimesh (niveli A1 - C2) të formatit A4 bardhezi.

Pra secili nivel ka një libër mësimesh dhe një libër ushtrimesh.

Libri i mësimeve për secilin nivel ka 24 tema mësimore të cilat përmbajnë rubrikat: Të lexuarit dhe të kuptuarit; Të folurit; Të shkruarit; Njohuri gramatikore të shoqëruara me ushtrime përkatëse.

Në fund të 24 temave është një përsëritje e përgjithshme që përfshin njohuri të ndryshme nga të gjitha temat mësimore.

Secili libër ushtrimesh ka gjithashtu 24 tema mësimore të lidhura përkatësisht me temat e librave të mësimeve. Çdo temë mësimore ka tekste dhe ushtrime të karakterit praktik. Pas çdo tre temave mësimore, ka nga një përsëritje (8 përsëritje në një libër) që përmban ushtrime nga tri temat paraardhëse.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo