Cmim i reduktuar! Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes Shiko më të madhe

Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes

Eqrem Çabej BCA046

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN99927-33-72-1

501 Lekë

-23%

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Siç analizohet me hollësi në këtë vepër, qëndrimi i ndërmjemë midis Perëndimit dhe Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçantë. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk. Kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe në historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet theksuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. Midis gjithë vendeve ballkanike, edhe Rumania, me gjithë idiomin roman të saj, e papërjashtuar, Dalmacia e Shqipëria, pastaj Ishujt Jonike janë vendet që kanë qenë të çelura direkt e më tepër ndaj influencës kulturore të Perëndimit. Në kapituj të shkurtër, por intensive që trajtojnë elementet e ndryshëm që influencojnë formimin e karakterit të një populli dhe kulturës së tij, autori përshkruan karakteristikat gjeografike të vendit, diskuton origjinën e emrit të popullit, forcat centrifuge në karakterin shqiptar dhe influencat e huaja, d.m.th çdo gjë që e bën Shqipërinë një udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit. Analizohen fiset e veriut dhe të jugut, zonat tradicionaliste të maleve dhe bashkimi kombëtar, për të arritur në konkluzione interesante dhe me vlerë rreth folklorit dhe letërsisë.

Të dhëna

Faqe114
ISBN99927-33-72-1
RedaktoriBrikena Çabej (përg. për bot.)
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim