Nji studim analitik (Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne) Shiko më të madhe

Nji studim analitik (Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne)

Mustafa Kruja BCA034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në vitin 1955 Mustafa Kruja, shkruante në emigrim "Nji studim analitik - Ç'na mëson Frangu i Bardhë me Fjalorin e vet... Kënduesi s'ka për të gjetun vetëm nji listë alfabetike të thatë të fjalëvet shqipe të Frangut të Bardhë (kund nja 2500), por diça edhe mâ tepër, qi kam shpresë se mund t'i sjellë nji dobi praktike studimit të gjuhës s'onë përgjithsisht".

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978-99933-90-5

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejtpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kishte rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv, në mënyrë të tillë që të garantohej thellësia historike e gjuhës. Parë në këtë dritë, studimi analitik i Krujës paraqitet si një përpjekje e madhe dhe e vështirë për të argjinuar nga njëra anë primitivizmin e shqipes dhe nga ana tjetër shmangien e tjetërsimit të saj në kohën kur ajo po bëhej gjuhë shteti, e kësisoj po rregullarizohej. Por nëse rregullarizimi (normimi) i gjuhës nuk i ruan lidhjet organike me zhvillimin historik të krejt lëndës gjuhësore, ky normim i largon njerëzit nga trashëgimia e tyre kulturore. Ruajtja e gjuhës shqipe nga këto pasoja qe dhe njëri ndër misionet e vështira që mori përsipër Kruja.

Të dhëna

Faqe286
ISBN978-99933-90-5
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër