Fjalori i mitologjise shqiptare Shiko më të madhe

Fjalori i mitologjise shqiptare

Azem Qazimi PL0119

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përgjithësisht, mitologjia shqiptare lidhet me demonologjinë popullore. Por ç'është demonologjia si e tillë? Daimonion – i (greqisht) është një qenie hyjnore, zëri hyjnor, "esenca hyjnore", "zoti i vogël" etj. 

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995670610

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

2 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përgjithësisht, mitologjia shqiptare lidhet me demonologjinë popullore. Por ç'është demonologjia si e tillë? Daimonion – i (greqisht) është një qenie hyjnore, zëri hyjnor, "esenca hyjnore", "zoti i vogël" etj. Sipas asaj që thotë Ksenofoni në veprën e tij kushtuar Sokratit të madh, "daimonion – i" është një zë hyjnor që të magjeps, zë, që kohë pas kohe i paraqitej Sokratit dhe i tregonte se si duhej të vepronte, të mendonte dhe të sillej, se ç'është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e rremja, e madhërishmja. Sipas Platonit, "daimonion – i" ishte një shpirt, që e mbikqyrte dhe ë bënte me dije Sokratin, zëri i tij i brendshëm. Hegeli mendonte se "daimonion – i" i Sokratit qe zëri këshillues, udhërrëfyes, "fillimi i njohjes së vetvetes dhe me të, fillimi i njohjes së lirisë së vërtetë" etj. Të tëra thëniet e mësipërme kanë pjesë të së vërtetës. Në këtë kuptim demonologjia popullore i ka shërbyer njeriut shqiptar me shekuj si një rregullator shpirtëror, jo vetëm sipas riteve kalendarike, por në harmoni me mendësinë e tij.

Të dhëna

ISBN9789995670610
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër