Mbi Francen Shiko më të madhe

Mbi Francen

Emil Cioran ZEN0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995678739

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nëse fjala dekadencë përsëritet dora - dorës për të shpjeguar që Franca s'ka më të ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë shumë, më tepër se çdo vend tjetër i botës, lëvdatat janë më të shumta, më të larushitshme, më të rregullta: Franca është "provinca ideale e Europës", ku jeton një popull "i mbushur me shanse", "një popull që gjatë shekujve qe gjaku i një kontinenti dhe lavdia e universit"; "Kur Europa do të jetë mbuluar nga hijet, Franca do të mbetet varri i saj më i gjallë". Dhe, së fundmi: "Sa e madhe qe Franca!" Kafkian, ky libër..."Kur zë udhë dekadenca e një qytetërimi? Atëherë kur individët fillojnë të bëhen të ndërgjegjshëm; atëherë kur nuk duan të jenë më viktima të ideve, besimeve, kolektivitetit. Kombi e humbet thelbin e vet kur zgjohet individi, dhe dekompozohet kur zgjohen të gjithë. S'ka kurrgjë më të rrezikshme sesa dëshira për të mos qenë i gënjyer. "Francezi i mesëm", "borgjezi i vogël": ja tipat e turpshëm që qarkullojnë vazhdimisht, që kanë lulëzuar mbi rrënojat e trimërive të së shkuarës. Çfarë ironi e jetës: sakrificat e heronjve janë pasuar nga ëndjet e shpëlara të mediokërve, a thua idealet nuk grafullojnë nga lavdia e gjakut veçse që të shtypen me këmbë nga të dyshimtit. Popujt fillojnë me epope dhe mbarojnë me elegji."

Të dhëna

Faqe108
ISBN9789995678739
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBilal Gjini