Miti i Sifizit Shiko më të madhe

Miti i Sifizit

Albert Kamy FNK0059

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja për vdekjen dhe pasioni për jetën, bënë që të vuante dënim të paparë. Ky është çmimi që duhet paguar për pasionet e kësaj bote.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët208
ISBN978-9928-203-24-3

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Punëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd. Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve të rralla kur bëhet i vetëdijshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar, e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të. Qartësia, e cila duhet t'i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e tij. Nuk ka fat që të mos mposhtet me anë të përbuzjes. ... Por Sizifi këshillon besnikërinë e epërme, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo gjithësi, tashmë pa zot, nuk i duket as e pafrytshme dhe as e kotë. Çdo kokrrizë e këtij guri, çdo shkëlqim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formon në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët208
ISBN978-9928-203-24-3
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2016
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiPetrit Sinani