Arratisje nga liria Shiko më të madhe

Arratisje nga liria

Erich Fromm FNK0023

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët286

1 200 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njësia themelore e procesit shoqëroro është individi, dëshirat dhe frika e tij, arsyeja dhe pasionet e tij, prirja e tij dnaj së mirës dhe së keqes. Për të kuptuar dinamikën e procesit social duhet të kuptojmë dinamikën e proceseve psikologjike që ndodhin tek individi, ndaj atë duhet ta shikojmë në kontekstin e kulturës që e plazmon. Teza e këtij libri është se njeriu modern, i çliruar nga shtrëngesat e shoqërisë para - individualiste, e cila në të njëjtën kohë i jep sigurinë dhe e kufizon, nuk e ka arritur lirinë në kuptimin pozitiv të realizimit të qenies së vet, dmth në shprehjen e mundësive të tij intelektuale emotive dhe ndjesore. Megjithatë, i etur për pavarësinë dhe arsyen, liria e ka bërë të izoluar dhe shpesh të ankthshëm dhe të pafuqishëm. Ky izolim është i patolerueshëm dhe alternativa që i paraqitet njeriut është si më poshtë: ose të largohet nga perla e kësaj lirie drejt një marrëzie dhe nënshtrimi të ri, ose të përparojë drejt realizimit të plotë të lirisë pozitive që bazohet në unicitetin dhe individualitetin e njeriut. Megjithëse, ky libër është më shumë një diagnozë se sa prognozë - më shumë një analizë se sa një zgjidhje - rezultatet e parashtruara në të mund të ndikojnë mbi veprimet tona të ardhshme. Në fakt, kuptimi i motiveve të braktisjes totalitare të lirisë, përbën hyrjen e çdo veprimi që synon fitoren ndaj forcave totalitare.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët286
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2016
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiKrenar Hajdëri