E fshehta e unazes prej rubini Shiko më të madhe

E fshehta e unazes prej rubini

Yvonne MacGrory BDI0288

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Aventura, histori tronditëse, të vendosura në kohën e sotme e në të kaluarën. Një vajzë, që jeton në Irlandën e viteve 90, befas gjendet në një kështjellë të një shekulli më parë. Si do të sillet Lusi përballë njerëzve të shoqërisë së lartë që e trajtojnë si shërbyese, dhe njerëzve të thjeshtë?

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992731753

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Lusi, një vajzë tekanjoze 11 vjeçare, merr si dhuratë për ditëlindje një unazë prej rubini. Në kutinë e vogël të unazës është shkruar:"Kjo unazë e rubintë fsheh një sekret,Dy dëshira t'i kthen në të vërtetë..." Lusi e rrotulloi unazën dhe shpreh dëshirën e saj të parë. Befas, ajo gjendet në Irlandën e vitit 1885! Ç'jetë e çuditshme kjo e "shtëpisë së madhe" dhe sa ndryshim midis atyre që jetojnë lart dhe të tjerëve që ngrysin ditët poshtë! Ajo vendos të kthehet sa më parë në shtëpinë e saj. "Kur vështrimi i saj u përqendrua mbi dorën e djathtë, ajo ia dha një klithme tmerri. Gishti ishte i zhveshur. Unaza ishte zhdukur!" E fshehta e unazës prej rubini është një histori magjepsëse e një vajze që gjendet midis dy botëve: bota e saj e kohës së sotme dhe ajo e Irlandës së dikurshme, dëbimeve, vrasjeve dhe Çarls Stjuart Parnelit. Irlanda e 1885 ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve. Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur, marrëdhëniet e saj me dy fëmijët e kështjellës së Lenglit dhe me Nelin, viktimë e kohëve të turbullta. Është një kronikë e shoqërisë së lartë dhe e shtresës së ulët, një mënyrë e të jetuarit e zhdukur prej kohësh, e vendosur në një atmosferë politike të ndezur. Afërmendsh vjen dhe çasti i së vërtetës. A do të arrijë Lusi ta bindë Robertin se ajo vjen nga një epokë tjetër? A do ta ndihmojë ai të marrë përsëri unazën prej rubini pa të cilën nuk mund të çlirohet nga gracka e epokës së shkuar? Komente mbi librin "Sfondi i vizatuar gjallërisht i historisë irlandeze ofron freski dhe një zbulim për lexuesin e ri. Fati i Lusit, treguar me zhdërvjelltësi dhe ritëm nga MacGrory ngërthen dy kohë, që ndonëse të largëta, kanë një trashëgimi të trishtuar të përbashkët." Robert Dunbar, Irish Times "Një nga rrëfimet më ngacmuese të vitit: mos humbisni rastin." Glodagh Corcoran Irish Indipendent

Të dhëna

Faqe172
ISBN9789992731753
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë