I ri Të vegjlit për të rriturit Shiko më të madhe

Te vegjlit per te rriturit

Ndue Marku BG0029

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër i cili sjell botën inteligjente dhe mënyrën sesi të vegjlit i shohin të rriturit. Njëherësh ky botim është një reflektim për të mëdhenjt që të kuptojnë dhe të reagojnë më mirë ndaj fëmijëve. Autori, Ndue Marku është jo vetëm një vëzhgues i hollë por ka përcjellë gjithë përvojën e tij jetësore, formimin e tij për të sjellë një libër me vlera të veçanta didaktike, edukative, plot inteligjencë dhe humor.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Disa nga ngjarjet e sjella për lexuesit e vegjël:

GLOBI I SHTYPUR

-Pse globi është pak i shtypur?

-Duket se është përplasur në magazinë, ose është transportuar pa kujdes, - zoti mësues.

ZGJEDHIMI I FOLJES

Mësuesi: - Zgjedho foljen “punoj” në numrin shumës!

Nxënësi: - Ne punojmë, ju punoni, ata (ato) hanë...)

A E NJEH MIGJENIN

Në orën e letërsisë mësxuesi pyeti nxënësin:
-A e njeh Migjenin?

-Ai është një burrë simpatik, me fytyrë të hajme, me flokë të zinj, e të krehur bukur....

-Po.

-Nuk e kam parë, por po ta takoj rrugës, patjetër do ta njoh, - u përgjigj nxënësi.

I BIE RROGËS

-Cilës vegël i bie mësuesi i muzikës?

- I bie rrogës çdo muaj!...

BABAI IM NUK ËSHTË NË SHTËPI

-Nora! Ti ke bërë katër gabime në detyrat e shtëpisë, kurse Astriti, asnjë.

- Po zonja mësuese. Babai i Astritit ishte dje në shtëpi, ndërsa babai im, jo...

KAMBIST

Një baba porositi të birin të shkonte në Pazar dhe t’i blinte një jelek antiplumb.

-Babai juaj, a punon me ata të ndërhyrjes së shpejtë?, - e pyeti shitësi.

-Jo, punon kambist.

 

Të dhëna

Faqe176
RedaktoriIdriz Ahmetaj
Viti i Botimit2017
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë