Si të mposhtësh druajtjen Shiko më të madhe

Si të mposhtësh druajtjen

Filip G. Ximbardo BEL0030

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këshillat e një psikologu të famshëm për t'u shëruar nga druajtja dhe për t'i ndihmuar të tjerët ta zgjidhin këtë problem.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Elena Gjika
Fletët259
ISBN978999567637

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Në këtë libër psikologjie tregohen teknikat e përpunuara për të ndihmuar njerëzit të mposhtin druajtjen dhe të njohin më mirë natyrën e këtij problemi shoqëror, që i bën të vështira marrëdhëniet me të tjerët.

Në pjesën e parë shtjellohet të kuptuarit e dukurisë druajtje: analizohen tipet e ndryshme të druajtjes me qëllim që të studiohen nga vijnë, shqyrtohen vështirësitë që kalon i druajturi dhe rrjedhojat e sjelljes së tij jo vetëm në jetën individuale por edhe në atë shoqërore.

Pjesa e dytë mëson si të mposhtet druajtja, duke ndryshuar mendimin që kemi për veten, ose duke mësuar ta çmojmë më shumë veten dhe të ushqejmë besim më të madh në aftësitë tona për të rregulluar marrëdhëniet me të tjerët: taktikat e thjeshta dhe strategjitë praktike të suderuara për të zhvilluar aftësitë tona shoqërore sigurojnë një lirshmëri më të madhe në kontaktet nda-vetjake. Por fitorja përfundimtare mbi druajtjen arrihet, sipas autorit, me një projekt mjaft më të gjerë dhe ambicioz: me një terapi parandaluese për të shëruar, duke e ristrukturuar, një shoqëri që prodhon druajtje, dhe për të çliruar kështu brezat e ardhshëm nga frika, nga vetmia, nga vuajtja që duket se i presin.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët259
ISBN978999567637
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJona Xhufi