BON TON: Etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar

Olesia Leço OLE0001

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas një përvoje mediatike në Top Channel, autorja sjell një manual sjelljesh dhe kodesh komunikimi dhe jetese, të pranuara gjerësisht si vlera, për të jetuar më mirë. “Bon Ton” është pikërisht ajo shija e mirë, ajo nevoja që kemi për të qenë të edukuar, mbi të gjitha për të qenë të edukuar me ata që ndeshemi përditë, në përditshmërinë tonë, në ambjentin ku jetojmë. Më pas është kodi etik i sjelljes dhe gjithë çfarë ne bëjmë gjatë ditës sonë. Ky libër me idetë e tij, duhet të jetë kudo; në çdo familje, në mjedise pune apo shoqëri...

Më shumë detaje

72 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët164
ISBN9789928228291

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Përse duhet një libër mbi mirësjelljen në vendin tonë? Në kohën që jetojmë, në mes të një zhvillimi teknologjik, gjeografik dhe kulturor duhet të dimë normat e mirësjelljes për çdo rast, pasi çelësi i çdo raporti është mënyra si ne sillemi. Besoj të gjithë e dimë që në mjetet o transportit publik duhet t'i lirojmë vendin një të moshuari, që kur jomi në tryezë, duke ngrënë nuk mund të bëjmë gjeste të pahijshme si rrufitja me zhurmë e makaronave apo e një luge me supë etj. Nga ana tjëtër duhet të theksojmë që rregullat e mirësjelljes kanë ndryshuar në kohë, duke iu përshtatur këtij mijëvjeçari dhe ritmit të tij me dëshirën për ta parë botën më të bukur.

Mirësjellja është ëndrra e të jetuarit në një vend që të buzëqesh gjithmonë, duke mos u dorëzuar përpara sjelljeve arrogante. Ajo nuk duhet kuptuar si diçka e trashëguar, si diçka që i përket vetëm një shprese të caktuar të popullsisë apo si rregulla që i përkasin një të kaluare. Mirësjellja duhet të konsiderohet si një manual jetese, me të cilin mund të jetojmë më mirë.

Një shprehje e vjetër thotë "Eleganca e vërtetë është ajo që nuk bie në sy" dhe këtu e kam fjalën për mënyrën se si i prezantohemi të tjerëve. Kjo vlen për paraqitjen tonë, raportin më të tjerët, ftesat në një darkë apo priljen e miqve, rregullat e komunikimit dhe të sjelljes në ambientet që orlajmë më të tjerët, duke vënë mirësjelljen si kryefjalë të një shoqërie të shëndodoshë në rrugëtimin tonë të përditshëm.

Parathënie

Një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, norrnat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante. Mirësjellja, hijeshia dhe paraqitja si duhet në shoqëri, në përditshmëri dhe në çdo rast të veçantë, të rëndësishëm, festiv etj., përveçse mënyrë komunikimi dhe jetese, janë tregues të këndvështrimit për botën dhe të mënyrës se si ti vetë pozicionohesh në të, si një individ i veçantë, por njëkohësisht edhe si qenie sociale.

Në një shoqëri si kjo e jona, e cila ka kaluar e ndoshta po kalon sprova të vështira, etiketa duket si e lënë mënjanë, prandaj, një libër udhëzues i sjellë me një gjuhë të kuptueshme dhe i përshtatur për nevojat e komunikimit e të paraqitjes në shoqëri është ai që i duhet. Si duhet të sillemi me respekt ndaj të tjerëve? Si duhet të komunikojmë me ata që na rrethojnë, me njerëz të grupeve të ndryshme shoqërore, me eprorë, me kolegë, në ngjarje të rëndësishme, në udhëtim etj.? Si duhet të vishemi hijshëm, me stil dhe pa e tepruar? Cila është sjellja e duhur në çdo rast të jetës sonë? Njohja e rregullave të etiketës na vjen në ndihmë në çdo rast.

Kodi i mirësjelljes në shoqëri ka evoluar në kohë, duke iu përshtatur ritmit e mënyrës së jetesës. Mënyra se si ajo është vlerësuar, rëndësia që i është kushtuar etj. kanë qenë gjithnjë të lidhura me zhvillimet që vetë shoqëria ka pësuar. Rregullat bazë të saj janë të zbatueshme për secilin prej nesh, na japin çelësin e domosdoshëm, për t'u prezantuar denjësisht në shoqëri dhe sidomos, epërsinë e komunikimit të qytetëruar, të kulturuar dhe me vlera.

Dr. Brunilda Zenelaga, sociologe

 

PËRMBAJTJA

Hyrje7

  1. Paraqitja te femrat          9
  2. Paraqitja te meshkujt     15
  3. Komunikimi, prezantimet, të folurit në shoqëri    23
  4. Intervistë pune     31
  5. Mikëpritja   35
  6. Në tavolinë43
  7. Në një tryezë orientale   51
  8. Rregullat për një piknik të qytetëruar         59
  9. Kafshët shtëpiake në komunitet        63
  10. Bashkëjetesa në pallat   67
  11. Të edukuar edhe në supermarket      69
  12. Mirësjellja te fëmijët, sjellja me dadot dhe ndihmëset në shtëpi 71
  13. Dhurata      81
  14. Thuaje me lule      85
  15. Teatër, kinema, event gjithmonë të edukuar         89
  16. Në udhëtim95
  17. Në hotel      103
  18. Mikëpritja për disa ditë107
  19. Mirësjellja në plazh        113
  20. Aksesorë dhe gjeste që na kanë shoqëruar në çdo epokë 121
  21. Netiketë, sjellja në kohën digjitale     131
  22. Për shën valentin  135
  23. Fejesa         143
  24. Dasma        149
  25. Etiketa e sjelljes në jetë të një bebeje  161

Bashkengjitur, në video autorja, Olesia Leço prezanton librin në media:

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët164
ISBN9789928228291
Sh. Bot.Pegi
RedaktoriErina Çoku
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat210x140