Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta Shiko më të madhe

Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta

Jean Sunde Peterson UP0107

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit, psikologët, mësuesit për të diskutuar në grupe të vogla e të mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë

Më shumë detaje

973 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet MAX
Fletët365
ISBN9789995623401

1 000 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Prindër dhe mësues!

Adoleshenca është periudha më e vështirë për jetën e një të riu dhe shpesh vendos fatin e tij/saj.

A mund t’i trajtoni adoleshentët, nxënësit, thjesht si qenie njerëzore me gabime, pasiguri, ndjeshmëri dhe dobësi, pavarësisht rezultateve të tyre në shkollë apo sjellje?

A mund të përmbaheni, që të mos “u tregoni vendin”?

A mund ta pranoni mbrojtjen e tyre, përfshirë edhe kapadaillëkun, dhe t’u jepni kohë që të bëhen të ndjeshëm nga ana sociale dhe emocionale?

A mund të kuptoni se ata mund të mos jenë të guximshëm në anën sociale, akademike ose emocionale dhe se mund të kenë nevojë të nxiten për të ndërmarrë rreziqet e duhura?

A mund ta shmangni vuajarizmin (të qenët tepër i interesuar në zbulimin e detajeve rreth familjeve të adoleshentëve dhe jetës personale)?

Nëse jeni mësues, a mund të shkëputeni nga qëndrimi vlerësues e të kaloni në qëndrimin mbështetës?

A mund të shkëputeni nga qëndrimi prej një të rrituri ekspert dhe të pranoni që nxënësit e njohin veten dhe botën e tyre më mirë sesa ju dhe se ju nevojitet të mësoni prej tyre?

A mund të futeni në botën e tyre me respekt?

Tek adoleshentët problemet, si: stresi, identiteti, ndjenjat, vetëvlerësimi, raportet në familje, marrëdhëniet, sjelljet gjinore, personaliteti, zvarritja e punëve, abuzimi me substancat etj., janë shumë të rëndësishme dhe duan një vëmendje të posaçme nga të gjithë JU prindër, mësues, psikologë, familjarë dhe gjithë njerëzit që janë në jetën e adoleshentëve.

Libri është një guidë e shkëlqyer për t’u përdorur, i përgatitur me të rejat më të fundit për prindërit, psikologët, mësuesit që duan të lidhen socialisht dhe emocionalisht me adoleshentët.

Temat ju duhet t’i diskutoni në grupe të vogla e të mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët365
ISBN9789995623401
Sh. Bot.UNIPRESS
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 16 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat23x18