Bijtë e askujt Shiko më të madhe

Bijtë e askujt

Rexhep Qosja BEM0007

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ngjarja në roman zhvillohet në Amerikë, në Shqipëri, në Kosovë e në Jugosllavi.

Tri janë personazhet bosht të romanit, “Bijtë e askujt”, gjurmuesit: shqiptaro-amerikani, Miran Bushati e  shqiptarja,  Delina Derti dhe i gjurmuari, Tarik Saraçi i cili është strumbullari i të gjitha rrëfimeve, që kryesisht lidhen me të dhe jetën e tij.

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët693
ISBN9789951580038

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin:

Romani, “Bijtë e askujt”, për mendimin tim, është vepra më e arrirë e autorit dhe gjithsesi, romani më i kompletuar dhe më domethënësi, i botuar pas luftës, jo vetëm në Kosovë. Nuk di roman tjetër të jetë botuar në Tiranë, Shkup apo në Prishtinë, në dy dekadat e fundit, i cili do të  ketë arritur nivelin letrar artistik, gjuhësor, semantik, kulturor, historik, filozofik, politik, meditativ të kësaj vepre voluminoze, të sajuar me mjeshtri dhe aftësi të jashtëzakonshme krijuese.

Qosja, me kohë e ka krijuar stilin e tij origjinal të rrëfimit artistik, meqë letërsinë në përgjithësi e ka përcjellë nga të gjitha këndet e zhvillimit, duke lexuar e studiuar veprat më të njohura të letërsisë botërore, por jo vetëm të letërsisë por edhe të artit, të filozofisë, të sociologjisë e të tjera.  Vetëm një personalitet i kompletuar me njohuri nga të gjithë lëmenjtë, vetëm një erudit i tillë arrin të shkruajë një roman sikur është vepra monumentale, “Bijtë e askujt”.

                                                                                                                            Ahmet Qeriqi

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët693
ISBN9789951580038
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri