I ri Një sagë e vogël Shiko më të madhe

Nje sage e vogel

Besnik Mustafaj TO0301

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Më shumë detaje

104 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235589

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në tre brezat e dy familjeve gjithçka vërtitet rreth një burgu: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, burgu i vendit të errët të përrallës i ndan njerëzit në dy kampe, atë të rojtarëve dhe atë të të ruajturve. Njërin nga tre librat “Një sagë e vogël”, Besnik Mustafaj ia kushton heroit të guximshëm popullor, Oso Hutës, “i cili ndeshej me xhandarët e mbretit”, një kaçak ballkanik me një dragua në gjoks. Atë e katandis burgu në një hero gri me dhëmbë të rënë, zemërimi i të cilit mezi arrin të shkulë sumbullat e xhaketës së të burgosurit.

Fragment nga Libri

Më kishte vëzhguar me syrin e saj prej gruaje që më donte. Kjo edhe njëherë ishte prova më e fortë e dashurisë së saj për mua. Nuk mund të ketë shpërblim më të lartë për një burrë të dashuruar. Linda vetëm me të nuhatur e kishte kuptuar më mirë se unë vetëndikimin shpërfytyrues që kishte pasur tek unë jetesa e gjatë në një mjedis i gjithi mashkullor. Të jetuarit me detyrim vetëm midis burrave çon, pashmangërisht, në prishjen e njërit nga ekuilibrat më të rëndësishëm të natyrës. Mua, ndër të tjera, duke m’u shtyrë deri në skajmëri ndrojtja, në fund të fundit më ishte vrarë në një masë të madhe guximi për ta kërkuar kënaqësinë e jetës siç më takonte. Gjithë dështimi i asaj nate ishte vetëm një shembull i vogël. Pas humbjes së një guximi të tillë, vjen si një ngushëllim i vetvetishëm humbja e vetë shijes së jetës. Më saktë, krijohet pa u ndier një shije tjetër, e cila banalizon krimin. Pa hyrë në arsyetime të stërholluara, që nuk janë as në natyrën time, do të thosha se diktaturat vijnë nga pak edhe si pasojë e një krize të thellë, por të paidentifikuar, së paku jo të pohueshme, që përjeton pjesa mashkullore e kombit.

Të dhëna

Faqe280
ISBN9789928235589
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 20
RomanSagë&Histori