Jul Qesari Shiko më të madhe

Jul Qesari

William Shakespeare BCA090

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizim i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut, si burimi kryesor i subjektit të tragjedisë dhe karaktereve.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jul Cezari është po ashtu edhe tragjedi, por pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit për të marrë pjesë në komplot për hir të lirisë, e çon atë në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.Studiuesit e letërsisë kanë debatuar për shekuj me radhë në lidhje me çështjen se cili është në të vërtetë protagonisti i kësaj tragjedie. Përgjigjia thjesht e sipërfaqshme do të ishte Jul Cezari. Në fund të fundit, tragjedia ka emrin e tij dhe ngjarjet e tragjedisë lidhen të gjitha me të. Sidoqoftë, Cezari shfaqet vetëm në tri skena (katër nëse përfshihet edhe fantazma), duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e protagonistit që supozohet të jetë karakteri kryesor. Ndërkohë, Bruti që shfaqet shumë më shpesh se Cezari (dhe në fakt shkon deri në skenë përfundimtare) nuk është karakteri kryesor i tragjedisë dhe është listuar në emrat e vetave jo vetëm pas Cezarit, por pas gjithë triumviratit dhe disa senatorëve, të cilët mezi shfaqen në tragjedi. Përcaktimi i protagonistit është një nga shumë çështjet tërheqëse që paraqet tragjedia.

Të dhëna

Faqe140
Titulli origjinalÇabej
Viti i Botimit1996
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiFan. S. Noli