I ri Cmim i reduktuar! Dje, sot, nesër Shiko më të madhe

Dje, sot, neser

Sophi Loren PE0130

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një kredhje freskuese në historinë e kinemasë, plot me Hirushe e Princa të Kaltër, por edhe plot ankthe e mall për jetën e thjeshtë. Kjo botë plot shkëlqim nga vjen së brendshmi, nga rrëfimi i vetës dives së kinemasë italiane dhe femrës me famë botërore, Sofie Loren

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928536

770 Lekë

-23%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo çtjerr jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, në rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare.

Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin, e shumë të tjerë. Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollyëood, Cannes dhe Berlin. Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, ku rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë.

I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.

Fragmente nga libri

1) Çdo fazë e jetës sjell me vete kapriçot dhe kurthet e veta. Në moshën tridhjetë vjeçare je i ri dhe i pasigurt, dyzet je i fortë dhe shpesh i lodhur, pesëdhjetë je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik. Dhe kur mbërrin në pragun e të tetëdhjetave, me raste të kap dëshira t’ia nisësh së gjithës nga e para. Lind sërish nëpër kujtime dhe dashurohesh me të ardhmen.

2) Im atë nuk ishte, ime më qe shumë bionde, e gjatë, e gjallë e, mbi të gjitha, e pamartuar. Bukuria e saj mbi të zakonshmen dhe mbi masën më vinte në siklet. Ëndërroja një mama normale e të sigurt, me flokë të zinj, përparësen shtrembër, duart e shkatërruara dhe sytë e lodhur.

3) ...në atë kohë, fotografëve dhe kameramanëve bukuria ime s’u dukej “kanonike”. Ata thoshin: “Është e pamundur ta fotografosh. Fytyrën e ka shumë të shkurtër, gojën tepër të madhe, hundën shumë të gjatë”.

Të dhëna

Faqe386
ISBN9789928536
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21
PërkthyesiAlbana Nexhipi