Ligji i suksesit

Napoleon Hill BAO0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell për këdo planin e plotë dhe origjinal të mjeshtrimit për arrijen e Suksesit Personal, ngritjen e Pasurisë, dhe plotësimin e Ëndrrave tuaja. Autori i librit, Napoleon Hill është kampioni më i paarritshëm deri më tani në fushën e motivimin dhe zhvillimit të brendshëm individual, prandaj ky libër sjell pjesën më të mirë të veprës së tij, me 16 leksionet për sukses, - në një botim luksi, i denjë për t’iu dhuruar çdo sipërmarrësi apo njeriu që kërkon të jetë dikushi në jetë. Mësimet e Hill kanë vlejtur për shumë njerëz që kanë bërë histori në këtë botë. Pse jo për ty.....

Më shumë detaje

82 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
Fletët588
ISBN9789928026200

4 200 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PARATHËNIE NGA AUTORI

Përpara 30 vjetësh, një pastor i ri, që quhej Gunsaulus. njoftoi në gazetën e Çikagos, se ai do të mbante një predikim në meshën e mëngjesit të së dielës së ardhshme, me titull: ÇFARË DO TË BËJA UNË, NËSE DO TË KISHA NJË MILIONË DOLLARË?

Njoftimi tërhoqi vëmendjen e Philip D. Armour, pronar i fabrikës së paketimit, një njeri shumë i pasur, i cili vendosi të dëgjonte predikimin.

Në predikimin e tij, dr. Gunsaulus mori si shembull një shkollë të madhe të mësimit të teknologjisë, ku djem dhe vajza të reja mund të mësojnë sesi të arrijnë sukses në jetë, duke zhvilluar aftësinë e “TË MENDUARIT” praktikisht, ku diçka mund ta mësojnë duke e praktikuar, më tepër sesa duke folur në terma teorikë.

"Nëse do të kisha një milionë dollarë, - tha pastori i ri para njerëzve, - unë do të filloja një shkollë të tillë".

Pasi mbaroi predikimi, z. Armour priti që pastori të zbriste nga podiumi. Pasi u prezantua, i tha: "Djalosh, unë besoj se ti mund t'i bësh të gjitha ato që the se mundesh, dhe nëse vjen nesër në mëngjes në zyrën time, unë do të jap të një milionë dollarët që të nevojiten".

Gjithmonë ka kapital të mjaftueshëm për ata që mund të krijojnë plane praktike për t'i përdorur. Ky ishte fillimi i Institutit të Teknologjisë "Armour", një nga shkollat më praktike të vendit. Shkolla lindi në "imagjinatën" e një djali të ri, i cili nuk do të ishte dëgjuar kurrë jashtë komunitetit ku ai predikonte, nëse këtu nuk do të hynte në punë ''imagjinata" së bashku me kapitalin e Philip D. Armour-it.

Çdo hekurudhë e madhe, çdo institucion i shquar financiar, çdo gjigant i ndërmarrjeve të biznesit, çdo investim madhështor, së pari ka filluar në imagjinatën e një njeriu.

F. W. Woolworth krijoi, së pari, në imagjinatë planin për dyqanin 5 dhe 10 centë përpara se ai të bëhej realitet dhe e bëri atë një multimilioner.

Thomas A. Edison krijoi makinën folëse, makinën e fotografive lëvizëse, llambën elektrike inkandeshente dhe shumë shpikje të tjera të dobishme, fillimisht në "imagjinatën" e tij, përpara se ato të bëheshin realitet.

Gjatë zjarrit në Çikago, tregtarët, dyqanet e të cilëve ishin bërë shkrumb e hi, qëndronin pranë rrënojave të ish-vendeve të tyre të biznesit që lëshonin ende tym, të pikëlluar për humbjen e tyre. Shumë prej tyre vendosën të largohen në qytete të tjera dhe fia fillonin nga e para. Në këtë grup ishte edhe Marshall Field, i cili shikoi, me "imagjinatën e e tij, në dyqanin më të madh në botë me pakicë, por duke qëndruar në të njëjtin vend ku kishte qëndruar dyqani i tij i parë, që u kthye në një masë hiri dhe tymi. Dhe ky dyqan u bë një realitet. Fatmirësisht, djemtë dhe vajzat e reja mësojnë që herët se si të përdorin imaglinatën që në këtë moshë të mundësive të medha, për të bërë realitet ëndrrat e tyre. Imagjinata është një gjendje e mendjes, e cila mund të kultivohet, zhvillohet, zgjatet dhe zgjerohet nga përdorimi. Nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë, ky kurs me pesëmbëdhjetë ligjet e suksesit nuk do të ishte krijuar kurrë, sepse ai është perceptuar fillimisht në "imagjinatën" e autorit, nga lara e thjeshtë e një ideje që ishte mbjellë nga një vërejtje e të ndjerit Andreë Carnegie. Kudo që të jesh, kushdo që të jesh, çfarëdo që mund të bëhesh duke ndjekur një profesion, gjithmonë ekziston një mundësi dhe një vend për ty, për ta bërë veten më të dobishëm, më produktiv, duke zhvilluar dhe përdorur "imagjinatën".

Suksesi në këtë botë është gjithmonë një çështje e përpjekjeve individuale, por nëse ju besoni se mund të keni sukses pa bashkëpunuar me njerëz të tjerë, ju thjesht gënjeni veten! Suksesi është çështje e përpjekjeve individuale vetëm në atë masë, që çdo person duhet të vendosë në mendjen e tij ose të saj, atë që kërkon të realizojë. Kjo përfshin përdorimin "e imagjinatës." Nga kjo pikë e në vazhdim, të kesh sukses është çështje shkathtësie dhe takti për nxitur të tjerët të bashkëpunojnë. Përpara se ju të siguroni bashkëpunimin nga të tjerët ose përpara se të keni të drejtën t'u kërkoni të tjerëve të bashkëpunojnë ose të prisni bashkëpunim nga ata, ju fillimisht duhet të shfaqni gatishmërinë tuaj për të bashkëpunuar me ta. Për këtë arsye, mësimi i tetë, “SHPREHIA E TË PUNUARIT MË SHUMË SESA PAGUHENI”, është një nga mësimet, i cili duhet të ketë vëmendjen tuaj serioze dhe një mendim të thellë. Ligji mbi të cilen është bazuar ky mësim, në vetvete, praktikisht do t'u sigurojë sukses të gjithë atyre që do ta praktikojnë atë në të gjitha gjërat që bëjnë. Në faqen 64 ju do të shikoni një tabelë, ku bëhet një analizë personale. ku dhjetë burra të mirënjohur janë analizuar për studimin dhe krahasimin tuaj.

Vëzhgojeni me kujdes këtë tabelë dhe shënoni "pikat e rrezikut", të cilat do të thotë dështim për ata që nuk i respektojnë këto sinjale. Nga dhjetë burrat e analizuar, tetë janë të njohur dhe të suksesshëm, ndërkohë që dy mund të konsiderohen të dështuar. Studioni me kujdes arsyen pse këta dy burra dështuan. Pastaj studioni veten. Në dy kolonat që janë lënë bosh për këtë qëllim, jepini vetes nje vlerësim për secilin nga pesëmbëdhjetë ligjet e suksesit në fillim të këtij kursi. Dhe, në fund të kursit, vlerësojeni veten sërish dhe vëreni përmirësimet që keni bërë.

Qëllimi i kursit të Ligjit te Suksesit është t'ju mundësojë të zbutoni, se si ju mund të bëheni më të aftë në profesionin a fushën tuaj. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të arrini të analizoni veten dhe do të arrini të klasifikoni të gjitha cilësitë tuaja, në mënyrë që ju të mund organizoni dhe të bëni më të mirën duke i përdorur ato. Ju ndoshta nuk e pëlqeni punën tuaj, por ekzistojnë dy mënyra se si mund të largoheni nga ajo punë. Njëra mënyrë ështe që të shfaqni pak interes në atë që jeni duke bërë, duke u dukur se po bëni mjaftueshëm për aq sa merrni. Shumë shpejt ju do ta gjeni një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, sepse kërkesat për shërbimet tuaja do të pushojnë. Mënyra tjetër dhe më e mira është duke e bërë veten tuaj aq të dobishme dhe efikase në atë që jeni duke bërë aktualisht, sa mund të tërhiqni vëmendjen e atyre që kanë fuqinë t'ju promovojnë në një punë më të përgjegjshme dhe e cila mund të jetë shumë më e pëlqyer për ju. Është privilegji juaj të bëni zgjedhjen tuaj për mënyrën si do të vazhdoni. Përsëri ju kujtoj rëndësinë e leksionit të nëntë të këtij kursi, nëpërmjet të cilit ju mund te mbroni veten nga kjo - mënyrë më e mirë", e promovimit të vetes suaj. Qindra njerëz u larguan nga miniera më e madhe e bakrit “Calumet" pa e zbuluar atë. Vetëm një njeri i vetmuar e përdori “Imagjinatën” e tij, gërmoi vetëm pak metra poshtë në tokë, aty ku kishin gërmuar të tjerë para tij, investigoi dhe zbuloi depozitën më të madhe dhe të pasur të bakrit në botë. Ti edhe çdo person tjetër ecni, në një kohë ose një tjetër, mbi minierën tuaj "Calumet". Zbulimi është një çështje e investigimit dhe e përdorimit të "imagjinatës". Ky kurs në pesëmbëdhjetë ligje të suksesit mund t'ju udhëheqë në rrugën tuaj drejt minierës "Calumet" dhe ju mund të habiteni kur të zbuloni se keni qëndruar në këmbë mbi këtë minierë të pasur, në punën tuaj që kryeni çdo ditë. Në leksionin e tij -Acres of Diamonds", Russell Conwell na tregon se ne nuk duhet të kërkojmë mundësi në distancë. por duhet kërkojmë dhe mund t'i gjejmë aty ku ne po qëndrojmë! Kjo është një e vërtetë shumë e vlefshme për t’u mbajtur mend.

KJO ËSHTË E VËRTETA ME VLERË TË MADHE E CILA DUHET MBAJTUR MEND!

- NAPOLEON HILL -

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët588
ISBN9789928026200
Sh. Bot.Albas
RedaktoriNatasha Pepivani, Sevi Lami, Rudina Çupi, Qemal Halili
V. Bot2012
VendodhjaTiranë/Prishtinë/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Thaqi
RekomandimePo