Jeta Ime: jetëshkrimi i pabotuar i "Mësueses së Popullit" SC Shiko më të madhe

Jeta Ime: jetëshkrimi i pabotuar i "Mësueses së Popullit" SC

Grup autorësh BEM0153

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri hedh dritë mbi disa të vërteta historike që ndoshta shumë shqiptarë nuk i kanë lexuar kurrë dhe duke qenë se autorja ka qenë e mirëedukuar, dhe gruaja e para shqiptare që ka mbaruar edukimin universitar, kjo biografi është një thesar i rrallë që fatmirësisht është sot në duart tona për ta studiuar dhe për të marr një tabllo më të qartë të kësaj pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk ka shumë dritë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

IAPS (ISShP)
Fletët384
ISBN9789928104571

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

"Ndërkohë që isha në Amerikë, mjaft nga miqtë e mi më kanë kërkuar të hedh në letër historinë e jetës sime, por kam qenë aq e zënë me punë e përgjegjësi të cilat kërkonin vëmen djen time të vazhdueshme, saqë në atë kohë as që mund të mendoja ta përmbushja këtë kërkesë të tyren. Tani që nuk jam e ngarkuar me ato përgjegjësi aq të mëdha, më është bërë përsëri kjo kërkesë, kësaj here me një forcë të re. Gjithsesi kam ngurruar, pasi mendjen ma kanë munduar dyshime të shumta: A ia vlen vërtet të tregoj për jetën time? Pse e ndiej këtë dëshirë për të treguar për jetën time? A po shtyhem prej ndjesish të lavdërueshme, apo mos vallë ky është një kurth i ngritur prej egoizmit të pandërgjegjshëm?

“Këto pikëpyetje i dhanë forcë të re idesë qysh në çastin që u ngritën. Pavarësisht përleshjeve të mia për ta shpërfillur këtë ide, ajo e ngrinte kokën e vet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke më kërkuar të shqyrtoja motivet që më së fundi më nxitën të ndërmerrja detyrën e shkrimit të këtij libri. Mendoj se është një ushtrim i dobishëm të rikujtojmë përvojën e viteve të rinisë sonë dhe të shqyrtojmë veprimet tona me një gjykim pjekurie më të ftohtë dhe ndoshta më të shëndetshëm … Gjatë karrierës sime të gjatë kam parë disa heronj të vërtetë. Kjo fjalë në ditët e sotme përdoret paksa lirshëm; i kërkoj falje lexuesit nëse mundohem këtu të shpjegoj se çfarë do të thotë fjala “hero” për mua. I quaj heronj ata që sakrifikojnë veten për hir të të tjerëve dhe jo ata që sakrifikojnë të tjerët për hir të vetes. Heronjtë e mi janë, në fakt, një ilustrim i asaj se, nëse njerëzimi nuk është ashtu siç duhej të ishte, të paktën nuk përbëhet vetëm prej të paaftëve dhe horrave, sikurse besojnë pesimistët.

“Tani, në ndihmë të lexuesit që kërkon të kuptojë sa më mirë historinë time, dua të them nja dy fjalë në lidhje me qëllimin e punës dhe të jetës sime. Qëllimi i punës sime ka qenë ta përga tisja popullin shqiptar për të pasur një vetafirmim kombëtar, të pro movoja ndjenjën e vëllazërisë mes myslimanëve dhe të krishterëve, t’i inkurajoja ata me fjalë e vepra që të punonin së bashku për liri e pavarësi dhe t’u mësoja atyre parimet themelore të lirisë së vërtetë. Këto ide më kanë lindur hap pas hapi ndërsa çapitesha përmes shtegut plot ferra dhe kujdesesha të bëja pjesën time mes popullit tim, duke u përpjekur t’u ndriçoja mendjen, t’i mëkëmbja dhe t’i çliroja prej zgjedhës së rëndë të paditurisë e besëtytnisë.”

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët384
ISBN9789928104571
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHolger Dashi