Nënë Tereza – Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave Shiko më të madhe

Nënë Tereza – Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave

Gjon Keka BG0038

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Qëllimi i autorit me këtë libër është i thjeshtë; shpalosja e kësaj figure të madhe e të  famshme arbënore në botën shqiptare si një vlerë e përbashkët, si një nënë që na nderon, si një nënë me të cilën njihemi kudo nëpër botë, ashtu siç na njohin edhe përmes Gjergj Kastriot Skënderbeut, si imazhe të kombit tonë. Këto dy figura kombëtare janë rregullator i padiskutueshëm i imazhit tonë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët230
ISBN9789928219176

500 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shfaqja e individëve të mëdhenj në historinë e njerëzimit tregon arsyen pse bota ku ne jetojmë nuk është tërësisht egoiste, pa vlera dhe e pasuksesshme. Janë pikërisht këto personalitete që pasurojnë botën, kombet dhe popujt, me virtytet dhe veprat e tyre të pavdekshme që ato bëjnë mbi këtë tokë. Emrat që kanë një rëndësi botërore-historike dhe që janë po aq unike e po aq të mëdha për nga vlerat që posedojnë, tregojnë se si ata, me historinë e jetës së tyre kanë ndërtuar epokat e tyre. Në mesin e këtyre emrave është edhe Gonxhe Bojaxhiu, arbënorja e papërsëritshme.

Nënë Tereza, arbënorja e madhe me shpirt të gjerë, në fakt, ishte pjesë e rrënjëve të pemës së madhe të Arbërisë dhe të famshmëve të saj, pemë kjo që mbulon një pjesë të madhe të botës së krishterë, madje shkon edhe te karrigia e Shën Pjetrit. Porse, tanimë, edhe ajo është rrënjosur aty dhe po zë vendin si pjesë e shenjtërisë, si të rrënjëve të kombit arbëror ashtu edhe të Kishës.

Tashmë janë mjaft fakte të panumërta që dëshmojnë më poshtë në këtë libër se sa thellë e ka konceptuar besimin, dashurinë dhe qëllimin e jetës Nënë Tereza. Ajo u bë nëna e jetimëve; kjo gjithashtu bazohet në atë që thuhet te Psalmet (Psalmi 68: 5-6 ) se “Perëndia është baba i jetimëve...”. Ajo sigurisht që e mësoi këtë nga Zoti, pasi ishte mjeti që Zoti e përdori atë për t’i shërbyer me dashuri njeriut të braktisur, të varfrit, të sëmurit etj.

Kështu, ajo donte që thirrjen që kishte marrë sa ishte në tokë ta realizonte duke i shërbyer dhe kënaqur Zotit me atë çka bënte në shërbim të njeriut dhe dashurinë për ta, ndërsa bashkimin e përjetshëm me Perëndinë e priste në mënyrë të natyrshme, pasi ajo atë e shihte si burimin e çdo diturie, dashurie dhe shpëtimi.

Sidoqoftë, kjo është drita që na verbon, kjo është madhështia e kësaj nëne të madhe arbërore që rrethon jo vetëm kombin tonë, por edhe botën e qytetëruar. Duhet nënvizuar se shumë njerëz dhe personalitete të ndryshme në botë janë fascinuar nga karizma e Nënë Terezës. 

Sa herë që hidhet baltë mbi ne, del Nënë Tereza përballë dhe i tregon botës se kombi ynë ka vlera universale, se ky komb ka humanisten e pavdekshme; sa herë që shtrembërohet identiteti ynë apo rrëshqitet me apo pa dashje në mohime, del përballë figura e Gjergj Kastriotit, e cila na lidh me fatin e Europës, na lidh me familjen, i tregon botës mbarë se ai është avokat i qytetërimit europian, është vlera rrënjësore e familjes europiane, pa të cilën nuk mund të kuptohet dot kjo familje dhe e ardhmja e saj.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët230
ISBN9789928219176
Sh. Bot.Botart
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri