Nënë Tereza - Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave Shiko më të madhe

Nënë Tereza - Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave

Gjon Keka BAT0066

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Pas Skënderbeut, Konstandinit të Madh, Rugovës dhe Anton Çettës, kësaj radhe Gjon Keka vjen me librin Nënë Tereza Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave. Mesazhi është i qartë: Nënë Tereza, duke qenë arbërorja (më) e famshme e të gjitha kohërave, njëkohësisht del të jetë edhe model për rrugëtimin tonë jetësor si komb

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët240
ISBN9789928219176

500 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjese nga Recensa e librit nga Dr.Don Lush Gjergjit"Edhe një shkrim, botim, Libra kushtuar Nënës Terezës, mos është gjë e tepërt, pas më se 200 titujve dhe botimeve në gjuhë të ndryshme anekënd botës? A thua ka ende diçka të re, që mund të shkruhet dhe të thuhet për Nënë Terezën? Këto dhe pyetje të ngjashme kanë një përgjigje, nëpërmjet këtij botimi, në të cilin Gjon Keka, së pari, gjen një titull të qëlluar dhe kuptimplotë, duke e cilësuar atë si Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave, shprehje kjo që, më së miri, cilëson lidhjen tonë të lashtë me ilirët, paraardhësit tanë, pastaj arbërorët gjatë shekujve dhe, së fundi me ne, shqiptarët e sotshëm. Cilësimi e të gjitha kohërave ia jep asaj dimensionin gjithë-njerëzor dhe hyjnor, si Nënë Universale, që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e kohës dhe të hapësirës; është dhe mbetet Nënë për çdo njeri.Cilësia e dytë e këtij shtjellimi na vetëdijëson se Nënë Tereza nuk është rastësisht shqiptare, katolike, misionarja e dashurisë, Nobeliste e Paqes, e Lume dhe e Shenjtë, sepse rrënjët e saj, pra edhe tonat, janë të thella, të lashta, të krishtera, martire, bamirëse, prej Shën Florit dhe Laurit e deri te ditët tona... Botimi i Gjon Kekës nuk është vetëm për tu lexuar, por shtjelluar, thelluar, medituar, përvetësuar, sepse pa artin e jetës fenë dhe dashurinë, gjithçka është e mangët, e zbrazët, kalimtare, e vdekshme. Nënë Tereza është për ne një Bijë, Motër dhe Nënë për këtë jetë e veprimtari, sidomos dëshmitare dhe ndërmjetëse për amshim të lumtur. "

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët240
ISBN9789928219176
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë