Cmim i reduktuar! 21 vjet burg komunist (1961-1982) Shiko më të madhe

21 vjet burg komunist (1961-1982)

Uran Kalakulla BD0490

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

360 Lekë

-10%

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Uran Kalakulla lindi më 1929 në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Pas përfundimit të Fakultetit të Gjuhë Letërsisë në Univeristetin e Tiranës, ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social demokrat europian. I liruar më 1982, pas 21 vitesh burgim, kryesisht në burgun e Burrelit, u internua familjarisht pak më pas në zonën e Kryevidhit (Kavajë) prej ku u lirua në fund të vitit 1988. Që nga viti 1991 mori pjesë aktive në formimin e Shoqatës së të Dënuarëve e të Përndjkurve Politikë dhe në mjaft veprimtari të tjera politike në mbështetje të vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë në vend. Gjatë viteve '90, botoi në shtypin periodik shumë shkrime me karakter politik, social dhe kulturor. Ndër veprat e botuara sa ishte gjallë spikasin vëllimi poetik "Vargje në Pranga", eseja politike "Shqiptarizmi dhe prirja e tij europeiste", monografia "Arshi Pipa, njeriu, jeta dhe vepra". Pas vdekjes së tij në maj të vitit 2001 dolën në dritë vëllimet e tij autobiografikë: "Njëzet e një vjet në burg komunist" dhe "Kur isha i vogël".

Të dhëna

Faqe414
Viti i Botimit2001
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë