Majakovski, dashuria e fundit Shiko më të madhe

Majakovski, dashuria e fundit

Serena Vitale SR0008

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një nga pyetjet që biografët e Majakovskijt kërkojnë t’u japin përgjigje është pikërisht marrëdhënia e tij me aktoren Lili Brik, ndikimi që ajo pati në vargjet e tij. Botimet “Saras” sapo kanë hedhur në treg një biografi të Serena Vitales kushtuar poetit rus, e cila zbardh marrëdhiet e futuristit rus me gruan të cilës i dedikohen shumë ndjesi dhe vargje

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Saras
Fletët256
ISBN9789928152428

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Raporti i poetit futurist rus Vladimir Majakovski me aktoren Lili Brik mbetet një nga poemat më të bukura të jetës së shkrimtarit. Një histori dashurie e cila qe gjithnjë në tension (pasi Lili ishte e martuar) dhe do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm tek poeti, pasi kur ata u njohën ai ende nuk ishte shfaqur publikisht si poet.

E njohur si muza e Majakovskijt, Lili është motra e shkrimtares Elsa Triolet dhe gruaja e Osip Brik. Pablo Neruda e quante atë me humor si “muza e poetëve avangardë rusë”, pasi emri i saj shihet në shënimet e veprave të rëndësishme të letërsisë ruse të asaj periudhe.

Serena Vitale e nis rrëfimin mbi jetën e Majakovskijt pikërisht nga njohja e tij me Lilin, për të treguar se rrugëtimi i tij në letrat ruse, nuk mund të perceptohet pa gruan me flokët e shkurtra kafe, dashuria e së cilës e bëri ta shihte veten në dimensione të tjera, shpesh dhe torturuese.

“Re me pantallona” një nga poemat më të njohura të tij në shqip, që është dhe poema e tij e parë e botuar që mban nënshkrimin dedikuar kësaj gruaje.

Të gjitha përmbledhjet poetike të shkruara prej tij do ti kushtohen asaj. Majakovskij ishte dashnori i fshehtë i Lilit, dhe peng i familjes së Brikëve, me të cilët kishte raporte miqësie, duke krijuar një marrëdhënie varësie nga e cila nuk do të shkëputej dot kurrë.

Tre vjet pas njohjes Lili do i thoshte të shoqit, kritikut të njohur të letërsisë se dashuronte Majakovskijn, dhe nëse ai donte, le ta linte menjëherë. Por ai do ti kërkonte të mos ndaheshin asnjëherë.

Ata nuk u ndanë, dhe ajo qe gjithnjë gruaja që tradhëtonte, duke jetuar një trekëndësh dashurie që ndjehet dhe në poezitë e shkruara nga Majakovskij.

Peng i martesës të së dashurës së tij, Majakovskij provoi shpesh të shkëputej prej saj, për të krijuar njohje të reja, të cilat përfundonin gjithnjë, me kthim në apartamentin e Brikëve.

Biografia e ardhur në shqip nga Saras, nën përkthimin e Ardian Beshajt, sjell një këndvështrim tjetër të këtij raporti dashurie, duke e ngritur ndoshta për herë të parë në dimensionin që ajo vërtet kishte në jetën e Majakovskijt.

Vetë Serena Vitale është shprehur se Lili është kudo në jetën e tij, jo vetëm si një dashnore, por dhe si një mëndje tek e cila ai besoi.

Në libër publikohet për herë të parë dhe ditari i saj privat, apo detaje nga udhëtimet që kanë pasur shpesh bashkë në Paris apo jashtë Moskës.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët256
ISBN9789928152428
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArdian Beshaj