Faik Konica, dritëhijet e një diplomati

Agron Alibali LG0068

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vjen një tjetër dimension i personalitetit të letrave dhe kulturës shqiptare. Autori i librit Agron Alibali ka zbuluar përmasën e diplomatit të Faik Konicës, përmes dokumenteve dhe dëshmive, të marra kryesisht në SHBA, ku edhe kreu pjesën më të madhe të misionit të tij si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë. Në rreth 700 faqe vijnë materiale ekskluzive për aktivitetin politik të Konicës

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
Fletët700
ISBN9789928192417

2 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Studimi “Faik Konica - dritëhijet e një diplomati” i Agron Alibalit, i mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivin e Legatës Shqiptare në SHBA, trajton gjerësisht rolin e Vatrës si "qeveri në mërgim", marrëdhëniet komplekse midis dy "shokëve të armëve", Konicës e Nolit; raportet e Konicës me koloninë shqiptare në SHBA, ku dalin në pah sidomos edhe "dritëhijet" e tij.

Në libër shfaqet figura e Konicës si përfaqësuesi informal diplomatik i Kosovës në SHBA, roli i tij thelbësor për shqipen juridike e diplomatike. Rëndësi të veçantë në libër paraqet botëkuptimi shtet formues e kushtetues i Faik Konicës, çka paraqet vlera të posaçme aktuale.

Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist.

Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog.

Në pjesë e tij të fundit trajtohet edhe çështja e bibliotekës së tij të famshme, deri vonë të konsideruar të humbur, si dhe punën për gjurmimin dhe kthimin e kësaj pasurie të çmuar pranë Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, sikurse e pat lënë amanet vetë Konica.

Për të parë përmbajtjen e lëndës së librit, shkarko filen që gjendet poshtë kopertinës.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët700
ISBN9789928192417
RedaktoriPro. Dr. Kristina Jorgaqi, Aneta Xhiku
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo