Cmim i reduktuar! Ismail Kadare, VEPRAT Shiko më të madhe

Ismail Kadare, VEPRAT

Ismail Kadare bo0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht shkrime të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj.  Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

22 500 Lekë

-10%

25 000 Lekë

Share

9 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip.

Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj. Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj.

Korpusi i veprave të plota të Ismail Kadaresë, të cilat janë botuar nën përkujdesjen e veçantë të autorit, përmban këto libra:

VEPRA 1

Në vëllimin e parë gjenden këto libra: “Qyteti pa reklama”, “Ditë kafenesh” dhe “Përbindëshi”

VEPRA 2

Në vëllimin e dytë ndodhen këto dy libra: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Njëmbëdhjetë tregime”.

VEPRA 3

Në vëllimin e tretë ndodhet libri “Rrethimi”

VEPRA 4

Në vëllimin e katërt ndodhen romanet: “Kornikë në gur” dhe “Lëkura e daulles”

VEPRA 5

Në vëllimin e pestë ndodhet romani historik “Dimri i vetmisë së madhe”

VEPRA 6

Në vëllimin e gjashtë ndodhet libri “Koncert në fund të stinës”

VEPRA 7

Në vëllimin e shtatë ndodhet krijimtaria poetike me titull “Poezi dhe Poema”

VEPRA 8

Në vëllimin e tetë ndodhen tre romanet: “Muzgu i perëndive të stepës”, “Kamarja e turpit”, “Komisioni i festës”

VEPRA 9

Në vëllimin e nëntë ndodhet proza “Nëntori i një kryeqyteti”, “Tregime dhe novela”

VEPRA 10

Në vëllimin e dhjetë ndodhen “Ura me tre harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Breznitë e hankonakëve”.

VEPRA 11

Në vëllimin e njëmbëdhjetë janë përfshirë “Prilli i thyer” dhe “Pallati i ëndrrave”

VEPRA 12

Në vëllimin e dymbëdhjetë janë përfshirë këto libra: “Dosja H.”, “Krushqit janë të ngrirë”, “Qorrfermani”, “Viti i mbrapshtë”.

VEPRA 13

Në vëllimin e trembëdhjetë janë përfshirë librat: “Hija”, “Nata me hënë”, “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhësi”.

VEPRA 14

Në vëllimin e katërmbëdhjetë janë përfshirë librat “Piramida”, “Rrëfim trikohësh” dhe “Shtatë novela”

VEPRA 15

Në vëllimin e pesëmbëdhjetë janë përfshirë librat: “Spiritus”, “Lulet e ftohta të marsit” dhe “Tri këngë zie për Kosovën”

VEPRA 16

Në vëllimin e gjashtëmbëdhjetë janë përfshirë “Shkaba”, “Çështje të marrëzisë”. “Aktori”, “Stinë e mërzitshme në Olymp”.

VEPRA 17

Në veprën e shtatëmbëdhjetë janë përfshirë librat: “Aksidenti”, “Darka e gabuar” dhe “E penguara”

VEPRA 18

Në vëllimin e tetëmbëdhjetë janë përshirë librat: “Ftesë në studio”, “Eskili, ky humbës i madh”, “Dantja i pashmangshëm”, “Hamleti, princi i vështirë” dhe “Don Kishoti në Ballkan”

VEPRA 19

Në vëllimin e nëntëmbëdhjetë janë përfshirë këto libra: “Legjenda e legjendave”, “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, “Kushëriri i engjujve”, “Arti si mëkat”, “Ra ky mort e u pamë” dhe “Dialog me Alain Bosquet”

VEPRA 20

Në vëllimin e njëzet janë përfshirë këto libra: “Nga një dhjetor në tjetrin”, “Pesha e kryqit”, “Bisedë në ‘Hylli i Dritës’”, “E vërteta që del nga qilarët”, “Identiteti europian i shqiptarëve” dhe “Sorkadhet e trembura”

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Sh. Bot.Onufri
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo