Sekreti i Mhorages - Burgu i qelqte - 2 Shiko më të madhe

Sekreti i Mhorages - Burgu i qelqte - 2

Martin Barry BDR020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës. Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori.

Më shumë detaje

103 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995621919

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Brenda një akuariumi ultramodern, Mhoraga ndien se ditët i ka të numëruara dhe nuk e di se i biri, Ragdanori, udhëton duke rrezikuar jetën në thellësi të tuneleve nënujore të Irlandës dhe Skocisë, me synimin që ta gjejë. Gjatë kësaj kohe, djaloshi Xhon Emil Talbot Xheti merr një mision nga fantazma e Kormakut: ai duhet të rikthehet në Manhatan për të çliruar krijesën mitike. Rrëfimi na tërheq njëkohësisht në rrugëtimin e Derdriysë së bukur, e cila përshkon Alpet e Skocisë duke tentuar të ndihmojë Fianën, që e akuzojnë për ushtrim të artit të magjisë. Kundër erës dhe baticës, kjo synon të ndjekë porositë e Dekanes së Nesit, më të nderuarës së krijesave liqenore. Askush nuk është në gjendje ende të rrokë forcën e lidhjes, e cila bashkon të riun Xhet me Ragdanorin, birin sypatrembur të Mhoragës dhe të të ndriturit Zarak. Po shpejt zbulohet legjenda e një liqeni të vogël në Irlandë me fuqi të pakrahasueshme.

Të dhëna

Faqe390
ISBN9789995621919
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë