I ri Shkolla nëntëvjeçare Shiko më të madhe

Shkolla nentevjecare

James Patterson BOT0110

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Djalë trazavaç si Rafe Khatchadorian është e vështirë të gjesh: Është nga ata që i ka bërë mal prapësitë e shtëpisë dhe shkollës, dhe që ka refuzuar që të zbatojë të gjitha rregullat e sjelljes. Ai ka ndërtuar rregullat e tij, por vjen një moment që ai duhe të vendosë nëse duhet t’i marrë përsipër të gjitha apo duhet ti nënshtrohet rregullave që imponon shkolla

Më shumë detaje

13 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002303

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Rafe Khatchadorian ka mjaft probleme në shtëpi pa nisur ende telashet e vitit të parë të shkollës. Për fat të mirë, ai ka një plan nën mëngë për të pasur vitin më të mirë që ka pasr ndonjëherë, nëse ai mund ta realizojë atë: Me shokun e tij më të mirë Leonardo Silent, Rafe përpiqet të thyejë çdo rregull në Kodin e Sjelljes së shkollës së tij.

Çamçakëzat në klasë - 5.000 pikë!

Vrapim në korridor -10.000 pikë!

Aktivizimi i alarmit të zjarrit - 50.000 pikë!

Por kur loja e Rafit fillon të kapë majat, ai do të duhet të vendosë nëse fitimi është gjithçka që ka rëndësi, apo nëse duhet të bëhet gati të përballet me rregullat, kundërshtarët dhe të vërtetat që ai ka shmangur deri në atë moment.

Autori i famshëm, James Patterson, ofron një histori vërtet të çuditshme dhe çuditërisht të mrekullueshme të një fëmije plot imagjinatë dhe të një tipi, që nuk do ta harrosh kaq shpejt.

Të dhëna

Faqe296
ISBN9789928002303
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnila Duka