Afrikani Shiko më të madhe

Afrikani

J. M. G. Le Clézio SB0012

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sipas nobelistit Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston. "Mua nuk më bënë vetëm kujtimet e Afrikës, por edhe pasuria mendore dhe lumturia e prindërve të mi në Afrikë". Le Clézio në këtë libër i bën një parakalim kujtimeve të tij në Afrikë.

Më shumë detaje

898 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789992781715

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori

Për një kohë të gjatë, kam ëndërruar që nëna ime të ishte zezake. Kisha sajuar një histori, një të kaluar, për t'i ikur realitetit pas kthimit tim nga Afrika, në këtë vend, në këtë qytet ku nuk njihja askënd, ku isha kthyer në një i huaj. Pastaj, kur im atë, në moshën e pensionit, erdhi të jetojë me ne në Francë, kam zbuluar se ishte ai Afrikani. Kjo ka qenë e vështirë për ta pranuar. Më është dashur të rikthehem prapa, të rifilloj, të përpiqem të kuptoj. Dhe në kujtim të kësaj, kam shkruar këtë libër të vogël.

Fragment nga libri

Më kujtohet gjithçka që mora kur erdha për herë të parë në Afrikë: një liri aq të thellë, saqë më digjte, më dehte, saqë i ngazëllehesha deri në dhimbje. Nuk dua të flas për ekzotizëm: fëmijët janë krejt të huaj ndaj këtij vesit.

Jo ngaqë ata shohin përmes qenieve dhe gjërave, por, pikërisht, ngaqë nuk shohin tjetër, veç këtyre: një pemë, një gropë në tokë, një mizëri milingonash nëpër trarë, një grup djemsh çamarrokë në kërkim të një loje, një plak me sy të mjegullt duke zgjatur një dorë kockë e lëkurë, një rrugë në një fshat afrikan në një ditë tregu, këto ishin të gjitha rrugët e të gjitha fshatrat, të gjithë pleqtë, të gjithë fëmijët, të gjitha pemët dhe të gjitha milingonat.

Ky thesar ishte përgjithmonë i gjallë thellë brenda meje, nuk mund të shkulet më. Shumë më tepër sesa me kujtime të thjeshta, ai është i përbërë me të vërteta...

Prindërit e mi ishin të shtrirë në shtretërit e tyre fushorë, nën rrjetat e mushkonjave, duke dëgjuar tingujt e trumpetave, të akorduara në një ritëm konstant dhe ekstremisht të fortë, si një zemër plot nxit. Ata janë të dashuruar. Egërsia, dhe në të njëjtën kohë, Afrika njerëzore, është nata e tyre e martesës. Dielli dogji gjithë ditën trupat e tyre, ata janë të mbushur me një fuqi ektreme elektrizuese.

Komente mbi librin

"Roli i tij autobiografik është shndërruar në thjeshtësinë e shprehjeve. Pra, jo konfuzion apo rrëfim, por thjesht një gjest intimiteti... Le Clézio nuk jep leksione morali. Delikat dhe bujar, dhe në të njëjtën kohë, tejet i mençur... I gjithë arti i tij është përkushtim ndaj dhimbjes, por dhe rebelim."

Le Monde

"Le Clézio ka perfeksionuar një stil me një shprehi të hapur, të shpejtlëvizshme. Me kohën, ambicia e tij mbisunduese që të mund të arrijë transparencën e mitit, e ka drejtuar atë në një lloj hapjeje që sheshon ndikimin emocional të prozës së tij."

The Washington Post

 

 

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789992781715
Titulli origjinalSkanderbeg Books
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Nerguti
RomanSagë&Histori