Pa frymë Shiko më të madhe

Pa fryme

Lorenzo Amurri PE0229

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Liria e mendimit është liri e lëvizjes.

Më shumë detaje

490 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë. Pas disa ditësh, ndërgjegjja kthehet sërish dhe bashkë me të, tmerri i situatës së tij të re: është i paralizuar në pothuajse gjithë trupin e tij, nga gjoksi e poshtë. Ka vetëm një shpresë të vogël për duart, dhe duart për të janë të rëndësishme, pasi falë tyre ai është kitarist dhe muzikant, një ndër më të talentuarit të gjeneratës së tij.

Kalon shumë muaj, pothuajse një vit, në një klinike zvicerane për t’u rehabilituar, për t’u kthyer pak nga pak në jetë. Një rikthim i vështirë, i dhimbshëm, në botën e mëparshme ku asgjë s’ka ndryshuar e ku megjithatë asgjë nuk është më në përmasat e tij. Gjithçka është më e madhe, e frikshme dhe problematike. Megjithatë Lorenco nuk dorëzohet, nuk i humb shpresat dhe rrëfen me kurajë të jashtëzakonshme dëshirën për të prekur, për të parë, për të ndier sërish. Dëshirën për të dalë netëve me shoqërinë, për t’u lëshuar në krahët e dashurisë, për të rifituar lirinë e vjedhur. Çdo etapë e jetës së tij të re është si një dalje në sipërfaqe e cila, pas muajsh të kaluar nën ujë, pa ajër, shoqërohet me një frymëmarrje të thellë dhe çliruese.

Kritika

“Pa frymë” rrëfen dhimbjen me qartësi, pa dramatizëm të tepruar dhe shpesh, të shtyn të qeshësh.

CriticaLetteraria.org

 

Amurri tregon gjithë ngjarjen e lidhur me aksidentin, dëshirën për të filluar nga e para dhe njëkohësisht, dëshirën për t’u dorëzuar, për t’i dhënë fund jetës, si edhe gjithçka që vjen më pas: rilindjen dhe daljen nga ajo gjendje e padurueshme, një lloj apneje e kontrolluar për një kohë tejet të gjatë.

Libreriamo

Pjesë nga libri:

 Ka një karikaturë te një libër për paaftësinë, një në morinë e atyre me të cilët më dendin ditë pas dite, që paraqet një majë të thepisur të mbuluar me dëborë dhe një person të paralizuar në karrocë që po përpiqet të ngjitet me shpejtësi. Maja paraqet fundin e rehabilitimit, daljen nga spitali, lirinë e shumëpritur.

Nuk është e plotë.

Nuk tregon sa herë rrëzohesh gjatë rrugëtimit, sa herë je i detyruar t’ia nisësh nga e para pas përpjekjeve çnjerëzore. Progreseve të panumërta në njërin kah, u përgjigjen po kaq dështime në kahun tjetër. Supozohet që pasi ka nisur procesi i vërtetë rehabilitues, çdo ditë duhet të bësh një hap përpara, të arrish një fitore sado të vogël. Nuk është kështu, së paku për mua.

 Nuk jam këtu ... as për të kundruar rrezet e diellit që pasqyrohen në copëzën e liqenit, as për kodrinat e gjelbra e të pyllëzuara që rrethojnë qytetin. Nuk ndodhem këtu për të reflektuar për gjendjen time, për të patur zili njerëzit që shoh tek ecin apo për të luftuar me kujtimet e një jetë që nuk ekziston më. Po shoh mundësinë për t’u hedhur poshtë.

 Është e çuditshme se si, hera-herës, mjafton një gjest, një lëvizje, një situatë, një fjalë për të hapur një horizont ku, deri një grimë më parë, kishte një mur. Gjendja ime e re fizike ka sjellë pas edhe një gjendje shpirtërore që e ka fshehur personalitetin tim, që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Karakteristika që na bën të veçantë dhe që duhet ta kultivojmë gjithmonë me vëmendje të madhe. Pata nevojë për një shkëndijë që të kujtohesha për ekzistencën e tij, për të ndriçuar rishtas rrugën që kam përshkuar dhe atë që kam mësuar, për të mos pasur më frikë. Nuk u druhem njerëzve që më quajnë fatzi, as turmës që endet poshtë e përpjetë tërthor nëpër Romë, as vështrimeve të mëshirshme. Nuk kam frikë nga dhimbja, as nga shiringat dhe as kam më frikë të flas, t’i hapem dikujt, të ngre zërin që të më dëgjojnë. Nuk më vjen turp që jam i ndryshëm. Kam dëshirë të jetoj, të shoh, të prek, të ndiej, kam po atë dëshirë që kam pasur kurdoherë, por që kishte nevojë të dilte në sipërfaqe. Dua vetëm të rindërtoj botën dhe jetën time sa më mirë të jetë e mundur, duke nisur që nga njeriu më i rëndësishëm. Ka ardhur çasti të kthehem në shtëpi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe248
Titulli origjinalApnea
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBeti Njuma