Fuqia e imazheve Shiko më të madhe

Fuqia e imazheve

David Freedberg BDI0301

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një libër i jashtëzakonshëm, shumë i rëndësishëm e me vlera të veçanta jo vetëm për pedagogët dhe studentët në fushën e arteve, por edhe për cilindo kureshtar a lexues të pasionuar që kërkon të zgjerojë njohuritë në historinë e artit dhe të estetikës. Një vepër plot dije, unik në llojin e vet, shkruar me mjeshtëri e profesionalizëm nga David Freedberg profesori dhe studiuesi më në zë i historisë së artit në Universitetin e Kolumbias

Më shumë detaje

505 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103666

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për ti parë; ato u fashitin inatin, i për-ndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato ti lartësojnë dhe emocionohen sa sthuhet prej empatisë dhe frikës që u ngjallin. Ata kanë reaguar gjithmonë kësisoj; madje vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot. Ata janë sjellë kështu si në shoqëritë që ne i quajmë primitive, ashtu edhe në ato moderne; në Lindje dhe në Perëndim, në Afrikë, Amerikë, Azi dhe Europë. Janë pikërisht këto lloj reagimesh ato që formojnë subjektin e këtij libri, dhe jo konstruksionet intelektuale të kritikut e studiu-esit apo ndjeshmëria e njerëzve të kulturuar. Interesi im lidhet me ato përgjigje emocionale që i nënshtrohen ndrydhjes, duke qenë se janë tepër turbulluese, të potershme, të ashpra dhe asfare të kulturuara; ato na ndërgjegjësojnë për afërsinë që kemi me të pashkolluarit, të pagdhendurit, të pazhvilluarit; kjo sepse ato reagime emocionale kanë rrënjë psikologjike, të cilat nuk na pëlqen ti pranojmë. Ky libër nuk flet për historinë e artit, po për marrëdhëniet e njerëzve me imazhet gjatë historisë. Brenda sferës së veprimit të tij janë përfshirë me vetëdije të gjitha imazhet, jo vetëm ato që pranohen si artistike. Ai është rezultat i një përkushtimi afatgjatë ndaj idesh, të cilat, si format tradicionale të historisë së artit, ashtu edhe ato më të fundit, duket se ose i kanë shpërfillur, ose nuk i kanë artikuluar si duhet. Duke shtypur provën për fuqinë e imazheve, mua më duket se ata (historianët e artit) lënë në heshtje - zakonisht nga padija, rrallë nga dija - marrëdhëniet midis imazheve e njerëzve që kanë mbetur në histori, dhe lidhen si me antropologjinë, ashtu edhe me psikologjinë popullore. Historia e imazheve qëndron në udhëkryqin e këtyre disiplinave, por historia e artit, siç konceptohet zakonisht, i përvidhet këtij takimi. Ky është kushtrimi i fundit për të zgjeruar njohuritë në historinë e artit. Dhe ky na kujton mënyrën veçanërisht të drejtpërdrejtë përmes së cilës arti, ndryshe nga letërsia, punon në imagjinatë. Michael Kimmelman, New York Times Një vepër e inteligjencës së mprehtë, që përbën epokë në të menduarit rreth artit dhe teorisë. Gazette des Beaux-Arts Ky libër i vëllimshëm e plot kulturë nuk duhet të mungojë në raftet e asnjë biblioteke historie arti. E. H. Gombrich, New York Review of Books Një vepër e shkruar me shumë përkushtim nga një shkrimtar me njohuri të thella rreth imazheve, estetikës, artit e themelimit të tij, dhe veçanërisht rreth disiplinës së historisë së artit. Ajo gjallërohet nga një dije e jashtëzakonshme. Arthur C. Danto, The Art Bulletin Niveli etnografik dhe historik i Freedberg-ut është thjesht mahnitës... Fuqia e imazheve është e aftë të ndezë polemika kundër ortodoksisë estetike, pafundësisht magjepsëse në detaje... T. J. Jackson, Wilson Quarterly

Të dhëna

Faqe560
ISBN9789928103666
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë