Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Dituria

Shtëpia Botuese DITURIA u themelua në Tiranë, në maj 1991. Selia e saj është në, Tiranë. Orientimi kryesor i Shtëpisë Botuese DITURIA është letërsia artistike - në të vërtetë, autorë të huaj, nga më të shquarit e të gjitha fushave, janë të pranishëm në më shumë se 60 për qind të botimeve - letërsia për fëmijë e të rritur, por një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm zënë edhe kolanat e ndryshme.


Autorë të huaj klasikë e modernë e shumë të tjerë, janë sot mjaft të njohur dhe të suksesshëm edhe në Shqipëri në saje të DITURISË. Kolanat e autorëve shqiptarë të traditës, autorëve bashkëkohorë, filozofi-sociologjisë, historisë, gjuhësisë, artit e arkitekturës, mitologjisë, klasikëve të mëdhenj etj., u drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave.


DITURIA ka një program botimesh me rubrika e kolana të organizuara e të përcaktuara, që plotësohen nga viti në vit me tituj e autorë të rëndësishëm nga fusha të ndryshme.

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 305 libra
  • Shikim i shpejtë
    180 Lekë 200 Lekë -10% Në stok

    Një nga përrallat më të njohura të letërsisë botërore. Dy fëmijë të varfër, miqësia dhe sakrifica për shokun, shtriga e dëborës që do ta minojë këtë miqësi. I përshtatshëm për fëmijët e shkollës fillore.

    180 Lekë
    200 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do tjua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boylet, Gratë. Pasi risolli në jetë të famshmin mbret ekcentrik John Harvey Lellogg në librin The Road to Wellville dhe studiuesin e seksit Alfred Kinsey në The Inner Circle, Boyle përvijon këtë herë një tjetër karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e...

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    270 Lekë 300 Lekë -10% Në stok

    Jeta e përditshme e motrave Març, nëpërmjet gëzimeve, keqkuptimeve dhe dashurive të para, ka mrekulluar dhe vazhdon të mrekullojë lexuesit e të gjithë botës.

    270 Lekë
    300 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    585 Lekë 650 Lekë -10% Në stok

    Ndonjëherë te djemtë e vegjël rreh një zemër e madhe! Herman Fulkti është një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm,...

    585 Lekë
    650 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 368 Lekë 1 520 Lekë -10% Në stok

    Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet. Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku.

    1 368 Lekë
    1 520 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo gjithëpërfshirës, por që synon të vërë në dukje momentet kyçe të vektorëve të një të kaluare aq të...

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 250 Lekë 2 500 Lekë -10% Në stok

    Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në...

    2 250 Lekë
    2 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 250 Lekë 2 500 Lekë -10% Në stok

    Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë...

    2 250 Lekë
    2 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe Shtetit të Alpeve të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 600 Lekë 4 000 Lekë -10% Në stok

    Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot.Ky...

    3 600 Lekë
    4 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Në këtë libër klasik trajtohet gjerësisht historia e ekonomisë që nga periudha parahistorike e deri në ditët tona, si dhe hulumtohet pabarazia e shpërndarjes së pasurisë midis shteteve të ndryshme. Në këtë botim të katërt të përditësuar, Histori e ekonomisë botërore, pasqyrohen qartë ndryshimet rrënjësore në ekonominë botërore.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze.

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 250 Lekë 2 500 Lekë -10% Në stok

    Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë të epokave të ndryshme, të bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla deri në ditët tona.

    2 250 Lekë
    2 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë 2 000 Lekë -10% Në stok

    Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadi-shullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngja-rjeve politike dhe ushtarake, gjithçka...

    1 800 Lekë
    2 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga kombet e para indigjene, prej kolonëve të...

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Libri ofron njohuri të gjera për historinë kineze, duke i dhënë mundësi lexuesit të njohë vlerën e qytetërimit përmes historisë; të njohë saktësinë e historisë përmes qytetërimit. Ai fokusohet te proceset shoqërore, të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit, për të ilustruar ideologjitë dhe idetë.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 125 Lekë 1 250 Lekë -10% Në stok

    Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.

    1 125 Lekë
    1 250 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    "Historia e Norvegjisë. Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona" është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në...

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Kjo është një histori koncize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njëri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 620 Lekë 1 800 Lekë -10% Në stok

    Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.

    1 620 Lekë
    1 800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Historia e Spanjës nuk do të jetë vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e, mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok

    Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 125 Lekë 1 250 Lekë -10% Në stok

    Përmes këtij teksti kompakt të "Historisë së Zvicrës", historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta...

    1 125 Lekë
    1 250 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    720 Lekë 800 Lekë -10% Në stok

    Problemi themelor rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori nuk mund të mënjanohet: vërtet teleshikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një mjet antropogjenetik? Pa dyshim, kështu është. Gad Lerner Një ese polemike dhe jashtëzakonisht inteligjente. Fernando Savater

    720 Lekë
    800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    630 Lekë 700 Lekë -10% Në stok

    Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të Trianonit të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi... por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë...

    630 Lekë
    700 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    675 Lekë 750 Lekë -10% Në stok

    Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme. Kjo histori arkitekture është ndarë në mënyrën më tradicionale: fillon nga Greqia e Lashtë, përfshin antikitetin klasik dhe ngjarjet europiane...

    675 Lekë
    750 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    Kjo vepër është një Hyrje në gjuhësinë teorike. Ajo nuk presupozon njohuri të mëparshme të lëndës, por bën një trajtim rigoroz e të specializuar për një varg temash dhe e çon lexuesin në një nivel të përparuar të të kuptuarit të tyre.

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë 2 000 Lekë -10% Në stok

    "Islamizmi ballkanik" është përkthimi në shqip i një vepre të botuar më 1986, pra, në një periudhë të hershme, kur të gjashta shtetet e Europës Juglindore (Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Rumania, Jugosllavia), për të cilat flitet këtu, gjendeshin në një situatë krejt tjetër krahasuar me të sotmen. Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman...

    1 800 Lekë
    2 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    540 Lekë 600 Lekë -10% Në stok

    Java jonë shqiptare është pjesë e veprës monumentale prej 1600 faqesh me titull Ditari, që përfshin disa ditarë, duke filluar nga ai i mbajtur në Paris më 1901 e deri tek ditari i mbajtur në Shqipëri më 1935.

    540 Lekë
    600 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    270 Lekë 300 Lekë -10% Në stok

    Ska vend në botë që të më pëlqejë më shumë se kuzhina... Kështu nis romani i Banana Yoshimoto-s, Kitchen, që pas përkthimit të botimit të parë është përkthyer në shumë gjuhë dhe madje ka fituar dy prej çmimeve letrare më prestigjioze në Japoni, duke u ngjitur në majë të listës së bestsellerëve, ku qëndroi për më shumë se një vit dhe u shit në miliona kopje.

    270 Lekë
    300 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    720 Lekë 800 Lekë -10% Në stok

    Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i...

    720 Lekë
    800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 32 nga 305 libra