Zbavitu duke lexuar këta libërtha të këndshëm për kafshët. Pastaj ktheji mbrapsht dhe vendosi bashkë për të krijuar pazëllin e kafshëve.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmonj vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Këta libra zhvillojnë ndjesinë e të prekurit te vogëlushët dhe i njohin me konceptet e para dhe me botën që i rrethon. Shënoni kujtimet e para të fëmijës suaj dhe detajet e ditës më të lumtur në jetën tuaj.
Këta libra zhvillojnë ndjesinë e të prekurit te vogëlushët dhe i njohin me konceptet e para dhe me botën që i rrethon.
Ju ndihmon të shprehni mendimet dhe ëndrrat. Por edhe të arrini disa përfundime që nuk i kishit parashikuar.
Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit...
Një spiun në skuadër... Sulmuesi Mishel Ribo pas kthimit ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadrës makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: Lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves,l janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri.... A do...
Në këtë libër, procesi i argëtimit dhe i të mësuarit kryhet në katër aspekte: duke prekur, duke ndier, duke lexuar dhe duke dëgjuar. Prekni hundëzën e lopës, delen dhe këndesin, përkëdhelni shpinën e kalit dhe sqepin e fortë të patës... Kështu do të dalloni me gishta ndjesinë që të japin ato në realitet dhe, në të njëjtën kohë, do të dëgjoni si bëjnë......
Permes librit me 60 tinguj, do t’i bëjmë një ftesë fantastike vogëlushit tuaj për në botën e kafshëve. Do të shihni nëpërmjet ilustrimeve fantastike dhe shumëngjyrëshe kafshët e xhunglës, tingujt dhe zhurmat që ata lëshojnë dhe në të njëjtën kohë mund t’i dëgjoni tingujt duke shtypur butonat.
Ky është libri me lojërat më të bukura të tavolinës. Ai do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. TANI... HIDH ZARIN DHE... ARGËTOHU!
Me ilustrimet argëtuese e plot jetë të artistit të suksesshëm Tom Liktenhelld dhe rimat e ëmbla me të cilat prezantohet për herë të parë autorja Sheri Daski Rinker, ky libër padyshim që do të jetë shoqëruesi më i mirë i kohës së gjumit për të gjithë ata fëmijë që i kanë shumë për zemër kamionët.
Autorja Natasha Poroçani (Shuteriqi) nuk sjell thjeshtë një vëllim me vjersha për fëmijë, por përmes tyre, ajo synon që ta nxisë fëmijën të analizojë, të futet tek elementet e tekstit, dhe të bashkëveprojë. Vogëlushët do të do të bëhen poetë të vërtetë pas leximit të këtij libri. Ky botim është me ngjyra dhe i realizuar plot shije përmes vizatimeve të...
A mund ta gjesh thesarin? Sa peshq të vegjël të kuq ka në akuarium? E përvijon dot rrugën që të çon për te shpella e përbindëshave? Këto janë pak nga shumë aktivitetet e thjeshta që mund të kryejë vogëlushi juaj brenda këtij libri.
Sa u pëlqen vogëlusheve që, në morinë e vizatimeve e të ngjyrave, të gjejnë zanat e preferuara, të gjejnë e të ngjyrosin objektet e Qytetit të Ylbertë, të përvijojnë rrugën e astronautes që do të mbërrijë në Hënë… Pale pastaj, po të zbukurojnë kekët e vegjël të festës… Ja, këto janë disa aktivitete mes shumë të tillave që gjenden në këtë libër, me të...
Libri Drejt Abetares është i shoqëruar me ilustrime plot ngjyra, dizajn të bukur, vjersha dhe aktivitete argëtuese, me qëllim që alfabetin shqip ta mësoni me shumë lehtësi dhe dashuri."
Dy personazhet më të dashura për fëmijë, Madha dhe ariu vijnë edhe përmes librit. “Dita e reçelit” - lexo dhe argëtohu me figura ngjitëse. Zbulo aventurat e reja të heronjve të tu të dashur.
Pa shikoni atë gomarin atje... Ha! Qenka një gomar gërdallë! Një tregim i vlerësuar me çmime, plot me ilustrime zbavitëse që do t’ju bëjnë të qeshni me lot!
Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
Ky libër përmban vjersha, ngjyrosje dhe lojëra për festat e fundvitit
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë.
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Një fjalor argëtues dhe i dobishëm, në të njëjtën kohë, për të gjithë fëmijët dhe për ata prindër e mësues që dëshirojnë, që fëmijët e tyre të studiojnë një gjuhë të huaj.
Fëmijët kanë aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar gjuhët e huaja. Ata kanë nevojë për një shtysë në mënyrën e duhur dhe në momentin e duhur. I tillë është libri “I speak English”, i cili përmban rreth 1000 fjalët e para në gjuhën angleze. Ky libër të mëson anglisht përmes lojërave dhe argëtimit, dhe nga dialogët, hidhen hapat e parë për të komunikuar...